LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e sulmeve kibernetike në Shqipëri – sistemi nuk funksionon

Pasojat e sulmeve kibernetike në Shqipëri – sistemi nuk funksionon

Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë në funksionimin normal të kësaj të fundit tregohen më së miri në ngjarjen më të fundit të shënuar në komisariatin e Gjirokastrës.

Mbrëmjen e së mërkurës shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij por për sa  përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën  ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie.  Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi I saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që i iku nga duart policisë Gjirokastër është Fredi Keta.

Vetëm pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz policia Gjirokastër u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas marrjes së sinjalizimit nga gjirokastra policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37 vjeçarit Fredi Keta dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori