LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet për kontrabandë me cigare drejtori i Doganës së Malit të Zi, Rade Millosheviq është zyrtar i lartë i partisë së Dritan Abazoviqit

Arrestohet për kontrabandë me cigare drejtori i Doganës së Malit të Zi, Rade Millosheviq është zyrtar i lartë i partisë së Dritan Abazoviqit

Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq është arrestuar më 1 tetor me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit.

Siç raportojnë mediet malazeze, Millosheviq dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e një zinxhiri, që ka kontrabanduar një pjesë të cigareve që u konfiskuan këtë verë në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit.


Në këtë port, sipas të dhënave britanike, mbi 2 miliardë tonë cigare kontrabandohen çdo vit. Këtë verë, autoritetet kanë kryer tri aksione të konfiskimit. Më 12 qershor u konfiskuan cigare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh, më 14 qershor u konsifskuan 1.2 milionë euro cigare dhe në mesin e majit u konfiskua duhan në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh.

Përveç Millosheviqit, edhe disa persona të tjerë u arrestuan në Nikshiq dhe Podgoricë në operacionin e Departamentit të Policisë Speciale, që u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë pjesë në kontrabandimin e duhanit të konfiskuar, që dyshohej se ishte djegur në disa furra në dy fabrika në Mal të Zi.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme beson se një pjesë e pakove të cigareve që nuk u dogjën, ashtu siç ishin raportuar në dokumentet e Administratës së të Ardhurave dhe Doganës, ka përfunduar në zinxhirin e kontrabandës.

Ky nuk ishte aksioni i vetëm për shkatërrimin e cigareve. Në mesin e vitit, po e njëjta administratë kishte organizuar shkatërrimin e cigareve në fabrikën në Javorak.

Një orë para se të njoftohej arrestimi i Millosheviqit, kryeministri Dritan Abazoviq dhe ministri i Brendshëm, Filip Anzhiq, mirëpritën aksionin e Zyrës së Prokurorisë së Posaçme në parandalimin e kontrabandimit të cigareve.

Millosheviq është zyrtar i lartë i Lëvizjes Qytetare URA të Dritan Abazoviqit, i cili është kryeministër teknik i Malit të Zi. /Vijesti/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori