LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 42 vjeçari në Ferizaj, kishte shkaktuar dhunë fizike vazhdimisht ndaj bashkëshortes

Arrestohet 42 vjeçari në Ferizaj, kishte shkaktuar dhunë fizike vazhdimisht ndaj bashkëshortes
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 00:05 në Ferizaj, ka pranuar një informacion se në fshatin Greme është një rast i dhunës në familje dhe sulmit.

“Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili vazhdimisht  kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet F.S (F/K) e moshës 31 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi”. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori