LAJMI I FUNDIT:

Si ta refuzoni me shumë mirësjellje dikë që ju fton vazhdimisht për të dalë

Si ta refuzoni me shumë mirësjellje dikë që ju fton vazhdimisht për të dalë

Nuk mund t’jua bëjmë qejfin të gjithëve

Ka shumë gjëra në jetën e të rriturve që mësojnë t’i bëjnë mirë duke u praktikuar pagesat e taksave, sistemet e ndërlikuara, vizitat vetëm tek doktori, etj, etj. E vetmja gjë që nuk do të na duket kurrë e thjeshtë dhe vetëm bëhet më frustruese me kalimin e kohës është refuzimi! Të refuzojmë disa herë rresht të njëjtin person i cili këmbëngul të na takojë!

1. Shihini drejt e në sy


E dimë që në një moment si ky mund të shihni këdo përveç njeriut që do të refuzoni, por në fund të ditës, dukeni më mirë. Kontakti me sy i tregon se jeni të drejtpërdrejtë dhe shumë të qartë.

2. Mos jepni justifikime

Nuk keni pse t’i thoni as që jeni të lidhur dhe as që keni shumë punë! Këto zgjatje thjesht do t’i shkaktonin më shumë ankth, stres dhe shpresa të kota personit përballë jush.

3. Ji e qartë dhe e drejtë

Nuk mund t’jua bëjmë qejfin të gjithëve. Refuzimet janë të sikletshme, por sinqeriteti do t’ju mbrojë në çdo situatë. Kjo s’do të thotë që personi përballë do ta pëlqejë të vërtetën tuaj, por është e vërteta juaj dhe kaq. Mund t’i thoni: “Më ke ftuar disa herë për të dalë dhe ndoshta nuk kam qenë e qartë, por s’dua të të lë në konfuzitet. Nuk jam e interesuar për takime. Përgjigjja ime nuk do të ndryshojë dhe uroj ta respektosh duke ecur përpara.”

4. Jini këmbëngulëse në refuzimin tuaj

Ki parasysh që ke përballë dikë që të pëlqen dhe ndryshimet e përgjigjeve mund të jenë më lënduese sesa vetë refuzimi. Nëse është “jo” duhet të jetë “jo”. Mos i lini në dyshim!

5. Mos u ndjeni të detyruar të merrni përgjegjësi për ndjenjat e tyre

Është e kuptueshme që duke refuzuar dikë mund të ndiheni keq, por s’jeni ju përgjegjës për ndjenjat e të tjerëve. Jeni vetëm për ndjesitë dhe përgjigjet tuaja. Jeni të dy të rritur dhe të rriturit supozohet të jenë të aftë për të menaxhuar zhgënjimet e tyre, citon Anabel.

6. Mos mbaj frikën e “të mos qenit e sjellshme”

Gjëja më e rëndësishme për t’i kujtuar vetes? Nëse dikush s’po respekton kufijtë e tu, po abuzon verbalisht apo po ju kërcënon pas një refuzimi s’keni asnjë lloj detyrimi të jeni të sjellshëm me ta. Lloji i përgjigjes refuzuese duhet të bazohet tek personi përballë jush.

7. Praktikoni ca barriera në të ardhmen

Që të shmangni sa më shumë të tilla situata të sikletshme, mbani një lloj distance. Kjo s’do t’i jepte hapësirë personit tjetër për të këmbëngulur herë pas here për t’ju takuar. Në fund të ditës, kujtoni që keni çdo të drejtë për të thënë “jo”- dhe është një përgjigje e plotë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori