LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme me zemrën

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme me zemrën

Sipas një studimi të fundit të botuar në revistën Nutrients, mungesa e vitaminës B12 mund të çojë në rritje të kolesterolit dhe triglicerideve

Vitamina B12 është e rëndësishme për ruajtjen e niveleve të energjisë dhe qëndrueshmërisë.

Për të siguruar një sasi të mjaftueshme (2.4 mikrogramë në ditë), shtoni në dietën tuaj produkte shtazore si mishi, peshku, vezët dhe produktet e qumështit.


Një studim i fundit i botuar në revistën Nutrients zbulon një lidhje midis niveleve të vitaminës B12 dhe profilit të lipideve – llojet e yndyrës që gjenden në gjak.

Shkencëtarët ekzaminuan 341 gra të shëndetshme të moshës 19 deri në 30-vjeç dhe mblodhën të dhëna për dietën e tyre, aktivitetin fizik dhe nivelet e vitaminave.

Ata zbuluan se nivelet e ulëta të vitaminës B12 shoqëroheshin me nivele më të larta të kolesterolit total, kolesterolit të keq dhe triglicerideve, edhe pas rregullimit për efektet që kanë në trup indeksi i masës trupore, yndyra e barkut dhe përqindja totale e yndyrës trupore.

Arsyeja për këtë është e rëndësishme, tha Liz Weinandy, një dietologe e regjistruar në Qendrën Mjekësore të Universitetit Shtetëror të Ohajos, Wexner, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Ajo tha se për burrat dhe gratë, nivelet më të ulëta të B12 mund të shoqërohen me nivele më të larta në gjak të një aminoacidi të quajtur homocisteinë, i cili konsiderohet një shënues për sëmundjet e hershme të zemrës, sepse mund të dëmtojë arteriet dhe venat – duke përfshirë ato rreth zemrës.

Kërkimet e publikuara vitin e kaluar tregojnë se njerëzit mbi 60-vjeç që ushtrojnë mesatarisht ose fuqishëm për 20 minuta çdo ditë, kanë një shans dukshëm më të ulët për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Për çiklistët dhe njerëzit e përfshirë në sporte të tjera të qëndrueshmërisë, është veçanërisht e rëndësishme që të marrin mjaftueshëm vitamina, pasi ato mund të ndikojnë në nivelet e energjisë dhe qëndrueshmërinë.

Doza ditore e rekomanduar (RDA) e vitaminës B12 për shumicën e të rriturve të shëndetshëm është 2.4 mikrogramë në ditë, por gratë shtatzëna kanë nevojë për pak më shumë, 2.6 mikrogramë.

Shumica e njerëzve e marrin lehtësisht atë sasi duke ngrënë produkte shtazore si mish, peshk, vezë dhe qumësht.

Njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë gjithashtu një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, kështu që ushqime të tilla duhet të zënë një pjesë më të madhe të menysë. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori