Çfarë duhet të bëni kur ndieni kruajtje pasi të keni bërë dush: Tri arsye përse shfaqet ndjeshmëria e lëkurës
Pavarësisht që ju shijojnë banjat e gjata apo larja e shpejtë, dushi do të duhej të na jepte atë ndjenjën e freskisë dhe pastërtisë
Jo rrallë pas dushit shfaqet kruajtje në lëkurë, e cila mund të prishë gjithë kënaqësinë, por assesi nuk duhet ta injoroni.
Çfarë e shkakton kruajtjen e lëkurës pas dushit?
Barriera e komprometuar e lëkurës çon deri te lëkura e thatë dhe e irrituar e cila kruhet.
Kur barriera juaj dobësohet, lëkura juaj nuk është në gjendje t’i bëjë dy funksione të veta themelore e ato janë, që të ndalë avullimin e ujit nga lëkura dhe të pengojë që alergjenët të futen brenda, transmeton Telegrafi.
1. Përdorni mjete të shumta agresive
Do t’ia fillojmë nga fajtori më i shpeshtë për kruajtje të lëkurës, ai është sapuni. Sapunët tradicionalë mund të përmbajnë sulfate, si edhe konservanse dhe aroma irrituese. Aroma e shtuar është një nga përbërësit më të zakonshëm e cila shkakton ndjeshmëri, ënjtje, kruajtje dhe skuqje në lëkurë”, shpjegon dermatologia Loreta Kiraldo.
2. Uji është shumë i nxehtë
Uji i nxehtë po ashtu ka aftësi të eliminimit të vajrave natyrale nga lëkura, mirëpo kur e komprometoni atë barrierë vajore, lëkura juaj reagon.
Përveç kësaj, uji i nxehtë avullon më shpejt, që do të thotë se lëkura juaj do të bëhet edhe më e thatë nëse nuk e hidratoni menjëherë pas dushit.
3. Ju bëni dush shumë gjatë
Sa më gjatë ta ekspozoni lëkurën tuaj ndaj ujit të nxehtë, aq më shumë do të thahet. Dhe nëse jetoni në një zonë ku keni ujë të fortë, aty fillon kruajtjet e lëkurës.
“Uji i fortë mund të jetë i thatë dhe ekspozimi i shpeshtë i lëkurës suaj mund t’i përkeqësojë këto kushte”, thotë dermatologia Loreta.
4. Ju bëni dush shumë shpesh
Kjo mund t’ju habisë, por nuk është e mençur të bëni dush çdo ditë, veçanërisht nëse keni lëkurë të thatë. Sigurisht, kjo varet nga mjedisi juaj dhe stili i jetesës. Dermatologia këshillon që ditëve të ftohta të mos keni nevojë për dush të përditshëm, veçanërisht nëse lëkura juaj është e thatë.
Nëse ende nuk mund të qëndroni pa dush, atëherë shpëlajeni pak me ujë të vakët dhe anashkaloni sapunin.
5. Përdorni detergjent irritues për rroba
Detergjentet tradicionale mund të përmbajnë përbërës irritues.
“Ata përbërës, zbutës, detergjente, konservues, aroma të forta, mund të shkaktojnë dermatit në lëkurën e ndjeshme”, thotë dermatologia.
6. Keni lëkurë të ndjeshme
Për shkak të natyrës së tij tharëse, uji është një shkaktar i zakonshëm për sëmundjet e ndjeshme të lëkurës. Sipas Shoqatës Kombëtare të Ekzemës, kontakti i tepërt me ujë ose larja e parregullt mund të shkaktojë acarim. Sidomos nëse jeni nën ujë për një kohë të gjatë, pa e hidratuar menjëherë me krem trupi ose vaj.
Pra, nëse kruajtja juaj nuk largohet, mund të dëshironi të shihni një dermatolog për t’ju ndihmuar të hiqni qafe problemin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025