LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 55-vjeçari në Lipjan, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus

Arrestohet 55-vjeçari në Lipjan, dyshohet se ngacmoi seksualisht dy të mitura në autobus
Foto: Ilustrim

Një 55-vjeçar është arrestuar sonte në Lipjan, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Policia njofton se rasti është raportuar rreth orës 16:00, kur 55-vjeçari me inicialet A.SH dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar të miturat.


“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në komunikatën për media.

“Rasti është raportuar rreth orës 16:00,  ku i dyshuari A. Sh.  mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina,  kishte ngacmuar dy të mitura”

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/