LAJMI I FUNDIT:

Derisa po performonte, Maluma ndalet në një moment dhe i dhuron një puthje të dashurës në Billboard Latin Music Awards 2022

Derisa po performonte, Maluma ndalet në një moment dhe i dhuron një puthje të dashurës në Billboard Latin Music Awards 2022

Nga La Comuna 13 – një lagje e njohur në qytetin e tij të lindjes, Medellin, Kolumbi – Maluma performoi këngën e tij të re “Junio” në Billboard Latin Music Awards 2022.

Këngëtari kolumbian u bë romantik me këtë këngë të shkruar nga bashkëpunëtori i tij, Edgar Barrera.


Në një moment kur po interpretonte tekstin, ai u largua nga skena për t’i dhënë një puthje të ëmbël të dashurës së tij, Susana Gomez.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai po ashtu ka qenë i pranishëm në programin “Superstar Q&A”, ku ka folur për këngën e re, jetën personale e gjithashtu ka vënë në pah edhe këshillat e Marc Anthony.

“Gjithçka në jetë, duhet të kesh entuziazëm dhe dashuri”, tha ai.

Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez fotografohen në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Spanjë
Lexo po ashtu Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez fotografohen në jahtin luksoz gjatë pushimeve në Spanjë

Duke shtuar, “Marc Anthony ka qenë një bekim në jetën time sepse ai më dha këshilla në fillim, dhe kjo nuk po ndodhte [përndryshe]. Kur më tha që ndonjëherë duhet të jesh pak egoist – jeto lumturinë dhe qetësinë tënde – mbaj mend që bëja gjithçka për të gjithë të tjerët dhe isha i lodhur. Kur Marc më tha, ‘Hej, nuk ka formulë, thjesht duhet të jesh vetvetja’. Në atë kohë munda të bëja atë që doja”.

Foto: Screenshot/Instagram

Çmimet vjetore, që zhvillohen në Watsco Center të Floridas – transmetohen drejtpërdrejt në Telemundo dhe njëkohësisht në rrjetin kabllor argëtues spanjoll Universo dhe në të gjithë Amerikën Latine.

Çmimet – prodhuar nga MBS Special Events dhe producent ekzekutiv nga Mary Black Suarez – përkojnë me Javën e Muzikës Latine të Billboard, e cila u kthye në Miami nga 26 shtatori deri më 1 tetor në Forumin Faena, me një listë yjesh që përfshinte: Romeo Santos, Grupo Firme, Chayanne, Ivy Queen, Nicky Jam e shumë të tjerë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by MALUMA (@maluma)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Rita Ora fotografohet e lodhur në krahët e bashkëshortit, ndërsa kthehet nga pas-ndeja e 'Met Gala' në orët e hershme të mëngjesit

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për verën e vitit 2024

Magazina
Kalo në kategori