LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për masa të përkohshme të produkteve bazë

Miratohet Projektligji për masa të përkohshme të produkteve bazë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e propozuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që ka për qëllim rregullimin e masave mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se ky ligj do të zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produkte bazë dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve.

Ajo shtoi se komisioni ndërministror ka analizuar çmimet dhe është vërtetuar se marzha tregtare tek artikujt bazikë nuk është e njëjtë.


“Duke marrë parasysh situatën aktuale me rritjen e paarsyeshme të çmimeve siç tregojnë analizat e grupit punues për çmime të produkteve bazë si dhe kërkesave të shumta të qytetarëve lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve të të gjitha produkteve bazë, Ministria e Tregtisë dhe Qeveria e Kosovës ka hartuar një ligj i cili do të aplikohet në raste të destabilizimit të tregut, në raste të veçanta”.

“Komisioni ndërministror i formuar për këtë çështje ka bërë analizën e çmimeve themelore në treg, në bazë të këtij raporti është vërtetuar se marzha tregtare te artikujt bazik nuk është e njëjtë te të gjithë operatorët ekonomikë si dhe mungon baza ligjore që përcakton marzhën tregtare të çmimeve të artikujve”, theksoi Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori