LAJMI I FUNDIT:

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, ka marrë vendim që të vendoset regjim i vizave për shtetasit e Rusisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shtetasit rusë me pasaporta të rregullta, zyrtare, diplomatike si dhe ata që kanë leje qëndrimi biometrik valid të lëshuar nga shtetet e zonës Schengen do të obligohen të pajisen me vizë të Kosovës për hyrje, transit dhe qëndrim në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se një vendim i tillë do të kontribuonte në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.


“Ky propozim i MPJD-së është në raport me obligimet ndërkombëtare që Kosova ka marrë në koherencë me vendimin e fundit të BE-së për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin të marrjes së vizave Schengen për shtetasit rusë”, është shprehur ajo.

“Aprovimi i një vendimi të tillë do të kontribuonte në ruajtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, po ashtu në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe pjesëmarrjen aktive të Republikës së Kosovës në aleancat ndërkombëtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori