LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për konsum mbi 800 kW në muaj, Rama: Kërkesa për energji ka rënë

Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për konsum mbi 800 kW në muaj, Rama: Kërkesa për energji ka rënë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se vendimi i qeverisë për rriten e çmimit të energjisë për konsum mbi  800 kilovat në muaj nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

Lajmin e ka njoftuar në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

“Sot kam një lajm pozitiv: në 1 shtator, kur vendosëm fashën, kërkesa për energji nga KESH ishte 17,000KW, sot është 11,000KW. Atëherë, kërkesa ishte ndjeshëm më e lartë dhe pa diskutim në këtë ulje ka luajtur rol të rëndësishëm edhe fillimi i dukshëm i kursimit nga abonentët familjarë. Kemi pasur edhe përmirësim të nivelit në Fierzë dhe presim reshje të tjera në tetor. Në këto kushte, bazuar në analiza të detajuara, vendosëm që aplikimi i fashës 800 KW të mos hyjë në fuqi në muajin tetor”, tha kryeministri.


“Nga nesër është planifikuar hyrja një fuqi e fashës së konsumit 800 KW mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë. Kjo fashë synon mbrojtje në vazhdimësi të 96 për qind të familjeve të cilat dhe gjatë dimrit nuk e kalojnë këtë fashë, dhe nga ana tjetër 4 për qind e abonentëve të cilët e kalojnë këtë kufi dhe konsumojnë afro 20 për qind të të gjithë sasisë të paguajnë me çmimin reali çdo KW mbi kufirin e 800 KW”, shtoi kryeministri.

“Kjo është një metodë e ndjekur nga plot vendet për të kursyer energjisë në këtë kohë kaq të zymtë dhe për të mos paguar nga taksat e të gjithëve mbrojtjen e çmimit për konsumin e lartë të një pakice”, tha Rama.

Çmimi për abonentët familjarë momentalisht është 9.5 lekë për kilovat në orë, ndërsa çmimi i vendosur për çdo kilovat mbi fashën 800 kwh do të ishte 42 lek. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori