LAJMI I FUNDIT:

Japonia do të paguajë deri në 325 milionë euro për prodhimin e çipave të kompanisë amerikane

Japonia do të paguajë deri në 325 milionë euro për prodhimin e çipave të kompanisë amerikane

Japonia po i jep një prodhuesi të madh amerikan të çipave një subvencion prej mbi 325 milionë euro për ta mbështetur planin e tyre për prodhimin e çipave të memories në një fabrikë në Hiroshima, bëri të ditur ministri japonez i tregtisë.

Njoftimi për subvencionimin e Micron Technology vije në prag të vizitës në Japoni të zëvendës presidentes të SHBA-ve Kamala Harris, teksa të 2 vendet përforcojnë bashkëpunimin mbi zgjerimin e zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit për materialet e shumë kërkuara.


“Shpresoj se marrëveshja do të kontribuoj në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të Japonisë dhe SHBA-ve në sektorin e gjysmëpërçuesve”, tha Yasotshi Nishimura, ministri japonez për ekonomi dhe tregti, raporton ABC News, transmeton Telegrafi.

Ai deklaroi se qeveria e aprovoi marrëveshjen gjatë ditës së sotme sipas një ligji që lidhet me sigurinë ekonomike.

Gjatë vizitës së saj në Azi këtë javë, Harris u takua me zyrtarë japonez dhe ekzekutiv të kompanisë të gjysmëpërçuesve për të kërkuar bashkëpunim më të madh në përforcimin e zhvillimit dhe prodhimit të gjysmëpërçuesve në mes të rritjes së ndikimit të Kinës.

Micron ishte në mesin e kompanive që morën pjesë në takim me Harris, së bashku Tokyo Electron, Nikon, Hitachi, High-Tech Group dhe Fujitsu Ltd.

SHBA-ja po punon për përforcimin e bashkëpunimit të saj teknologjik me Japoninë, Korenë Jugore dhe Tajvanin, përderisa po përpiqen që ta ngritin prodhimin vendor të gjysmëpërçuesve, mes investimit të Kinës në çipat kompjuterik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Lojëra
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori