Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të ardhur në pushtet, i ka thyer shumicën e parimeve të tij, të kohës sa ishte në opozitë.
Bunjaku u shpreh se Kurti është duke u viktimizuar vazhdimisht, dhe sipas saj, ai u ka shpallur luftë qytetarëve të Kosovës.
“Kurti ka thënë se nuk ka për të ecur me truproje, nuk ka për të ecur me xhipa të zi, ai ka thënë se do të vendosë me qytetarët, ai u ka shpallur luftë qytetarëve. Ai mendon se gjithë qytetarët, opozita mendojnë kundër tij, kjo është për analizë. Ai duhet të mendojë me kokë të ftohtë, nuk janë të gjithë kundër tij. Ne jemi aty për ta përkrahur për projektligje që i shërbejnë qytetarët e Kosovës, LDK sot i ka votuar projektligjet e Albulena Haxhiut”, ka thënë Bunjaku, për RTV Dukagjini.
Bunjaku ka theksuar se LDK nuk e ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë, për arsye se ajo është votuar me mbi 50% të votave të përgjithshme të qytetarëve.
“Ai po mendon se kemi tendencë se po mendojmë ta rrëzojmë prej qeverisë. Ne si LDK, nuk do të marrim iniciativë ta rrëzojmë prej qeverisë, sepse është votuar mbi 50%”, ka thënë ajo.
Bunjaku, foli edhe për pakënaqësitë e deputetëve të LVV-së, për të cilët tha se e kanë derën e hapur për aderim në LDK. Ajo tha se deputetët e pozitës, nuk guxojnë të votojnë ndryshe nga urdhrat e kryeministrit Kurti.
“Pakënaqësi në LVV jam e sigurt që ka, por nuk do të japë detaje më shumë. Po edhe shumë të tjerë deputetë që i takojnë LVV-së nuk e kanë vendin në LVV, sepse aty funksionojnë vetëm me urdhër të Albin Kurtit, deputetët nuk janë të lirë të vendosin për votën e tyre”, ka thënë ajo.
Ajo u shpreh se në listën e deputetëve të LVV-së, ka deputet të cilët nuk përshtaten fare me idetë e partisë. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje