Në rastin e rigjykimit për vrasje në lokalin “Bon Vivant”, dëshmitari A.A. ka deklaruar se lidhur me këtë ngjarje ishte informuar pas 30 minutave nga një punëtor i lokalit.
Këtë deklarim A.A. e dha të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi po akuzohen për vrasjen e rojës së lokalit, Rr.U.
Në fillim të dhënies së dëshmisë i pyetur nga prokurori Armend Hamiti, dëshmitari A.A. deklaroi se mbetet në tërësi pranë deklaratave të dhëna në shqyrtimet e mëparshme gjyqësore dhe në fazën e hetimeve.
Tutje, në pyetjen e prokurorit Hamiti, se kur dhe nga kush e ka kuptuar se çka ka ndodhur , i njëjti deklaroi se lidhur me ngjarjen e ka kuptuar afërsisht mbas 30 minutave, prej njërit nga kamerierëve të lokalit, të cilit nuk ia mban në mend emrin.
Seanca vijoi me marrjen në pyetjen nga mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokati Naim Rudari, ku dëshmitari A.A. deklaroi se nuk i kujtohej asgjë lidhur me kamerat sepse kanë kaluar 7-8 vite.
Ndërkaq, mbrojtësit i të akuzuarit Krasnqi, avokati Haxhi Millaku i rikujtoi dëshmitarit A.A. se në deklaratën e tij të dhënë në datën 22 dhjetor 2014, A.A. ka qenë person i cili e ka njoftuar me ngjarjen në fjalë.
Dëshmitari A.A. tha se nuk i kujtohet emri e as mbiemri i kamerierit, mirëpo ai i mbështet në tërësi deklaratat e dhëna.
Tutje, dëshmitari A.A. duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Millaku, shtoi se nuk i kujtohet se çka ka pasur veshë i ndjeri Rr.U. dhe se gjatë ngjarjes nuk ka dëgjuar asnjë krismë.
Në vijim kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Avni Syla, refuzoi propozimin e avokatit Millaku që ndaj të mbrojturit të tij t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe e njëjta ti zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq, në seancën e së premtes i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Armend Krasniqi sipas autorizimit, ndërsa nuk ishin prezent dëshmitarët A.L. dhe A.Z.
Në mungesë të dëshmitarëve seanca u ndërpre dhe e radhës u caktua me datë 21 tetor të këtij viti.
Ndryshe, në seancën e 4 marsit 2022, gati 7 vite prej ngritjes së aktakuzës për vrasjen e rojës së lokalit “Bon Vivant”, aktakuza ndaj dy të përfshirëve në këtë rast, Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, është ndryshuar.
Sipas prokurorit Armend Hamiti, nuk është Sherif Krasniqi ai që ka privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, siç përshkruhet në aktakuzën e vitit 2015, por Masar Gërdovci.
“I akuzuari Sherfi Krasniqi fillimisht fjaloset dhe e godet të ndjerin me grushte në prani të mysafirëve të tjerë në lokal i pandehuri Masar Gërdovi nxjerr revolen nga çanta që mbante në krahë, e repetit ia drejton të ndjerit Rr.U. por arma i bllokohet, prapë e tërheq këmbëzën, por revolja sërish nuk shkrep dhe derisa i ndjeri Rr.U. përkulet, i akuzuari Masar fillon të lëvizë në drejtim të daljes nga dera kryesore e lokalit, tani i ndjeri Rr.U. i vihet nga pas të akuzuarit Masar, ndërsa nga pas e kapë duke e goditur i akuzuari Sherif dhe me këtë thellësisht i kontribuon kryerjes së veprës penale. Kështu të tre kacafyten para daljes së lokalit ashtu duke u rrahur me të ndjerin, në momentin kur tani të akuzuarit dhe tani i ndjeri ndodhen në hapësirën e tarracës së përparme, i akuzuari Masar me dashje duke vënë në rrezik jetën e personave të tjerë në lokal ka privuar nga jeta tani të ndjerin duke shkrepur me revole dy-tri herë në distancë afërsisht 1 metër në drejtim të tani të ndjerit, duke i shkaktuar dy plagë tejshkuese”, kishte thënë prokurori Hamiti.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë dy herë aktgjykime dënuese, mirëpo këto aktgjykime ishin anuluar nga instancat më të larta të gjyqësorit.
Së fundi, Gjykata Supreme rastin e ka kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Sherifi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur dy herë për këtë rast, fillimisht në vitin 2019, ku kishte shpallur fajtorë për vrasje vetëm të akuzuarin Gërdovci, e më pas në vitin 2020 ku kishte shpallur fajtorë dy të akuzuarit për vrasje në bashkëkryerje.
Më 22 janar 2019 ishte shpallur aktgjykimi ndaj të akuzuarve, pasi paraprakisht ishte kuptuar se tre muaj para se të ngritej aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, prokuroria kishte asgjësuar provat në këtë rast.
Para shpalljes së aktgjykimit, gjykatësja e ngarkuar me këtë lëndë, Suzana Çerkini, kishte kërkuar nxjerrjen e dy ekspertizave forenzike, por më pas kishte njoftuar palët në procedurë se nëpërmes përgjigjes me shkrim nga Agjencia Kosovare e Forenzikës, kishte njoftuar se arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale në këtë rast nuk ishte dorëzuar fare në agjenci.
Lidhur me këtë gjykatësja Çerkini, kishte njoftuar palët se përmes një raporti nga Drejtoria Rajonale e Policisë, ishte njoftuar se arma në fjalë, është shkatërruar.
Me aktgjykimin e vitit 2019 Masar Gërdovci, ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje, pasi që ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në pjesëmarrje në rrahje.
Dënimi prej 4 vite e tre muaj burgim ndaj Krasniqit kishte qenë bazuar në nenin 190, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës, i cili për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” parasheh dënimin me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Andaj vendimi i gjykatës për të shqiptuar një dënim më të lartë sesa ai që është paraparë me Kodin Penal të Kosovës konsiston në shkelje kushtetuese dhe ligjore nga ana e gjykatës, çfarë e bën këtë aktgjykim kundërkushtetues dhe të kundërligjshëm.
Ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit e të akuzuarve, të cilët kishin kërkuar rigjykim.
Kolegji i gjyqtarëve të Apelit i përbërë nga kryetari Xhevdet Abazi, gjyqtari referues Abdullah Ahmeti dhe anëtari Kreshnik Radoniqi, më 18 tetor 2019, kishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të dënuarve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ishte pajtuar me ricilësimin e veprës penale ndaj të akuzuarit Krasniqi, pasi që sipas saj gjykata e shkallës së parë gabimisht ka bërë ricilësimin e veprës penale.
Mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, avokati Haxhi Millaku nuk ishte pajtuar me vendimin e gjykatës që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptojë dënim më të lartë sesa ai i paraparë me Kodin Penal të Kosovës, pasi që sipas tij dënimi prej 4 vjet e 3 muaj ndaj të mbrojturit të tij, siç tha ai, e tejkalon maksimumin e dënimit të paraparë me Kodin Penal të Kosovës.
Rigjykim për të mbrojturin e tij kishte kërkuar edhe avokati Besnik Berisha, duke konsideruar se i mbrojturi i tij, Masar Gërdovci nuk është kryerës i veprës penale.
Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim duke konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit. Sipas Apelit, arsyet e dhëna në aktgjykim janë të paqarta dhe kundërthënëse.
Disa muaj pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar seancën e rigjykimit në këtë rast.
Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.
Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, i akuzuari Gërdovci ishte dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, ndërsa të njëjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Ky aktgjykim ishte atakuar sërish në Gjykatën e Apelit, ka qenë prokuroria ajo që ka kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.
Ankesë mbi të gjitha bazat ankimore kishin ushtruar mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Naim Rudari dhe Haxhi Millaku.
Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesën e prokurorisë dhe dënimin ndaj të akuzuarit Krasniqi e kishte ashpërsuar në 8 vite burgim, derisa pjesa tjetër e aktgjykimit kishte mbetur e pandryshuar.
Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Prishtinë me këtë lëndë ka qenë e ngarkuar gjykatësja Suzana Çerkini, e cila në trupin e parë gjykues kishte pasur gjykatësit Vesel Ismajli dhe Shpresa Hasaj – Hyseni, ndërkaq pas rigjykimit kishte qenë në trup gjykues me gjykatësen Shpresa Hasaj – Hyseni dhe gjykatësin Isuf Makolli.
Në Gjykatën e Apelit, kjo lëndë ishte gjykuar dy herë nga kolegji i njëjtë përbërë nga gjykatësit Xhevdet Abazi, Abdullah Ahmeti dhe Kreshnik Radoniqi.
Ndërsa në Gjykatën Supreme, kjo lëndë është gjykuar nga gjykatësit Mejreme Memaj, Nesrin Lushta dhe Agim Maliqi.
Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.
Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kishin shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim” dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.
Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rr.U, të merret me të pandehurit që t’i largojë nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.
Sipas aktakuzës, sapo Rr.U largohet dhe hyn në sallën e lokalit, të pandehurit ngriten nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.
Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gerdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rr.U, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve.
Në aktakuzë thuhet se, Rr.U, me t’u ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provojë nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me, ç‘rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e marra, ndërron jetë në QKUK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje