Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdar, ka marrë pjesë në ngjarjen “Ndërlidhja e ofertës me kërkesën në tregun e punës”, me moton “Aftësim, Punësim, Zhvillim”, të organizuar nga Shehu Academy, në bashkëpunim me projektin e USAID ‘Kosovo Compete Activity’.
Në këtë ngjarje, Hajdari në fjalën e saj ka përmendur mungesën e inxhinierëve të profileve dhe nënprofileve të ndryshme të nevojshme për industrinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes, janë ata se çfarë marrin sot nga institucionet arsimore dhe të trajnimit, dhe se çfarë arsimimi dhe trajnimi do të iu ofrohet atyre do të pasqyrohet në ekonominë e vendit.
Hajdari ka shtuar se, për një aftësim të duhur dhe me kompetencë, gjersa është e nevojshme angazhimi i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm, është më së i nevojshëm pro aktiviteti nga komuniteti i biznesit për përmirësimin e arsimit dhe aftësimit profesional, përveç veprimeve të tanishme të Qeverisë me politikat, legjislacionet dhe mekanizmat e themeluar për aftësim, punësim dhe zhvillim.
“Me politikën tonë industriale, ne synojmë transformimin e industrisë së vendit në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë, të cilën do ta arrijmë nëpërmjet thellimit të zinxhirëve të vlerës së brendshme, rritjes dhe diversifikimit të prodhimeve të eksporteve, përmirësimit të kualifikimit të fuqisë punëtore, një dixhitalizimi të përshpejtuar të prodhimit dhe teknologjisë së avancuar për prodhimin e gjelbër, si dhe një përdorim më të mirë të burimeve natyrore vendore dhe materialeve të ricikluara. Dhe, në arritjen e këtij synimi, komuniteti i biznesit ka rol të veçantë në përmirësimin e kualifikimit të fuqisë punëtore dhe punësimit të denjë, për prodhim të produkteve vendore me vlerë të lartë të shtuar” theksoi Ministrja Hajdari.
Në fjalimin e Ministres është përmendur edhe ndërlidhja me Diasporën, si dhe tërheqja e investimeve në industrinë prodhuese, gjersa studimet kanë nxjerrë në pah rolin qendror të sektorit të prodhimit për rritjen dhe zhvillimin ekonomik në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite