LAJMI I FUNDIT:

Lajçak e Von Cramon diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak e Von Cramon diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Lajçak në një postim në “Twitter” e ka vlerësuar takimin me Von Cramon si të rëndësishëm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe siç ka thënë ai për t’u informuar nga dora e parë për punën e Parlamentit Evropian rreth rajonit.

“Më vjen mirë që sot u takuam me Viola von Cramon, në një nga shkëmbimet tona të rregullta! Diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen e tanishme në dialogun e lehtësuar nga EU. Gjithmonë është mirë për të marrë informata nga dora e parë për punën e PE dhe angazhimin e saj në rajon”, ka shkruar Lajçak.