LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Debelldeh të Vitisë, ka të arrestuar

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Debelldeh të Vitisë, ka të arrestuar

Policia e Kosovës, konkretisht Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRK) në Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në terren.

Më datën 28.09.2022 në orën 11:09, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se nga fshati Debelldeh, komuna e Vitisë, janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara  dhe se njëra prej automjeteve  ka të ngarkuara mallra të kontrabanduara, mall të cilin e kishin sjellë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

“Njësitet e Task Forcës operative të (DRK) në Lindje, pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Nga njësitet e angazhuara policore në fshatin Debëlldeh në rrugën kryesore që dërgon në këtë fshat  është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar pa targa për të cilin ishin informacionet se ishte i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Sh. M. dhe bashkë me të ndodhej edhe personi tjetër, mashkull kosovar i moshës 52 vjeçar, të dy nga Vitia.

“Dy të dyshuarit janë të njohur për Policinë Kufitare si përsëritës të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mallra të ndryshme në sasi të mëdha si: pjesë të ndryshme për telefona si për “iphone 12 pro” dhe për “samsung”, mjaltë, arra indiane, badem dhe një numër jashtëzakonisht të madh të filterëve për cigare, të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes fshatit Debëlldeh në Republikën e Kosovës”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare në Lindje.

Me urdhër të prokurorit kompetent për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga e Dogana e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori