LAJMI I FUNDIT:

Nissan prezantoi Z GT4 garues, ai do të dalë në pistë vitin e ardhshëm

Nissan prezantoi Z GT4 garues, ai do të dalë në pistë vitin e ardhshëm

Pas një ngacmimi të papritur të publikuar pak ditë më parë, Nissan Motor Co. Ltd. dhe Nissan Motorsports & Customizing Co. Ltd. (NMC) kanë zbuluar veturën e tyre më të fundit garash, Nissan Z GT4.

Modeli bazohet në modelin e prodhimit Z dhe është rafinuar për të qenë gati për pistën, ku departamenti i Nismo Racing përgatiti motorin, optimizoi shasinë dhe pezullimin dhe përmirësoi aerodinamikën sipas rregullave të përcaktuara.

Nissan thotë se vetura garash Z GT4 është “e përballueshme për entuziastët dhe profesionistët më të mirë”.


Nissan Z standard fuqizohet nga një VR30DDTT 3.0-litërsh dy-turbo V6 që zhvillon 400 kuaj/fuqi dhe 475 Nm çift rrotullues.

Nissan Z GT4 u zhvillua në objektet e Nismo gjersa u testua edhe në pistë. Specifikimet e detajuara do të shpallen në shfaqjen SEMA në SHBA në nëntor të këtij viti, dhe dërgesat priten në gjysmën e parë të 2023.

Nissan Z Nismo i fuqishëm është ende në pritje, dhe deri atëherë fansat mund të blejnë aksesorë Nismo për modelin Z. /Telegrafi/