LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për të dyshuarin që shiti pronat e Kosovës në Bosnjë e Mal të Zi

Paraburgim për të dyshuarin që shiti pronat e Kosovës në Bosnjë e Mal të Zi
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale falsifikimi i dokumenteve, mashtrimi dhe prezantimi i rremë si person zyrtar.

I njëjti dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sipas autoriteteve, ai ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.M e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.


“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, andaj me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit SH.M, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti do ti asgjësojë, fsheh apo ndryshojë provat e veprës penale, ndikimit në dëshmitarë si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale”, thuhet tutje.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori