Na ndajnë vetëm edhe tre javë nga fillimi i sezonës së ngrohjes dhe disa shkolla të vendit veçmë kanë filluar të shqetësohen nga shtrenjtimi dhe reduktimi i energjisë elektrike, gjë që e vendos në pikëpyetje ngrohjen e shkollave gjatë muajve dimëror. Derisa autoritetet po kërkojnë zgjidhjen më të mirë, propozimi për mësim onlajn dhe zgjatje të pushimit dimëror është i papranueshëm si nga arsimtarët, ashtu edhe nga prindërit e nxënësve. Ata shprehen që dëmi i krijuar nga mësimi onlajn gjatë pandemisë veçmë është jashtëzakonisht i madh dhe të mësuarit nga shtëpia do të jetë shkatërruese për nxënësit.
“Shumica e shkollave shfrytëzojnë vajin si lëndë për ngrohje, gjë që tregon se nuk harxhohet shumë energji elektrike. Duhet vetëm vaji të sigurohet me kohë. As nuk duam ta mendojmë se mësimi mund të ndërpritet diku në tetor-nëntor kur të jetë mjaftueshëm ftohtë që të fillojë ngrohja e shkollave. Le të shkojmë të gjithë në punë. Energjia elektrike konsumohet gjithkund. Nëse ngrohja është përgjithësisht me naftë, atëherë duhet t’i kushtohet vëmendje pjesës tjetër të pajisjeve dhe ndriçimit për të kursyer energjinë elektrike dhe për të ulur faturat e energjisë elektrike”, theksojnë të indinjuar prindërit e gjimnazistëve nga Shkupi.
Njëherësh, disa nga drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Kumanovë bëjnë me dijë që ende nuk kanë patur ndonjë takim me kryetarin e Komunës që të bisedojnë për një zgjidhje konkrete e cila nuk do t’i dëmtonte nxënësit. Drejtorët e shkollave fillore “Naim Frashëri” dhe “Bajram Shabani” theksojnë se përafërsisht 40 deri në 50 ton vaj janë të nevojshme për ngrohjen e shkollave gjatë një sezoni të tërë dimëror, i cili zgjatë gjashtë muaj, nga 15 tetori deri më 15 prill.
“Shkolla jonë ngrohet me vaj dhe një sezon dimëror përafërsisht kërkon 40 deri në 50 ton vaj. Deri tani i kemi vetëm dy-tre ton vaj nga dimri i kaluar, të cilat i ndajmë me shkollën tjetër ‘Vuk Karaxhiq’ dhe ende nuk kemi ndonjë njoftim për furnizim të ri nga komuna. Rikthimi i mësimit onlajn me qëllim kursimin e energjisë elektrike për mua nuk ka logjikë, sepse edhe nga shtëpia do ta harxhojmë të njëjtën sasi të rrymës duke shfrytëzuar mjetet elektronike për mësim”, tha drejtori i SHF “Naim Frashëri”, Muhamet Zeqiri.
Edhe Mustafë Ebibi, drejtor i SHF “Bajram Shabani” në Kumanovë u shpreh skeptik ndaj mësimit pa prezencë fizike. “Mësimi onlajn do të mbetet zgjidhja e fundit, më mirë të mësojmë me orar të shkurtuar sesa onlajn, sepse nuk rezulton në asnjë lloj efekti pozitiv. Gjithashtu, çka sjell problem të dyfishtë është mungesa e mjeteve elektronike tek nxënësit”, shprehet Ebibi.
Qeveria ndërkohë thekson se po bëhen përpjekje që shkollat fillore dhe të mesme të akomodohen dhe mësimi në periudhën e dimrit të mbahet me prezencë fizike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka thënë se fëmijët kanë humbur shumë gjatë pandemisë Kovid dhe se nuk mendohet për variantin e mësimit onlajn. “Tani, për shkak të krizës energjetike, është më mirë të ndihmojmë shkollat sesa t’i lëmë fëmijët të humbasin shumë. Konsumi për pesë muaj, nga nëntori deri në mars, për të gjitha shkollat në nivel shtetëror është rreth 10 gigavat orë dhe këtë mund ta sigurojmë përmes EMV-së dhe jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje”, tha ai. Sipas vlerësimeve të tij, shkollat nuk duhet të kenë problem deri në fund të marsit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Walker: Asnjë anëtarë i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës
LSDM: Bojkotimi i marketeve është mesazh drejt qeverisë, e cila nuk parandaloi rritjen enorme të çmimeve
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale
“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve