LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: OBRM-PDUKM çdo herë është kundër vendimeve strategjike të shtetit

Kovaçevski: OBRM-PDUKM çdo herë është kundër vendimeve strategjike të shtetit

“OBRM-PDUKM është kundër të gjitha vendimeve strategjike që ka marrë Maqedonia e Veriut që nga pavarësia e saj e deri më sot. Pra, nëse i kthehemi anëtarësimit në NATO, marrëveshjes së Prespës, nëse i kthehemi përfundimit të marrëveshjes me Bullgarinë, marrëveshjes për përdorimin e gjuhëve në shtet, kornizës së negociatave… gjithmonë OBRM-PDUKM është kundër, por nuk votojnë kundër, gjithmonë e lënë sallën e Kuvendit dhe gjithmonë pas kësaj fshihen pas qytetarëve duke kërkuar referendume të caktuara etj”.

Këtë e tha për RMTV kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai shtoi se 17 vite vendi priste fillimin e negociatave me BE-në dhe nga ato 17, 11 vjet në pushtet ishte OBRM-PDUKM.

“Problemi është se OBRM-PDUKM-ja dhe politika që e ka udhëhequr ajo lidership, e cila politikë pasqyrohet në këtë lidership, është politikë e mosvazhdimësisë së shtetit. Pra, nëse shikoni politikën e udhëhequr nga presidenti Gligorov, i udhëhequr nga kryeministri Kljusev, i udhëhequr nga presidenti Crvenkovski, kryeministri Georgievski, presidenti Trajkovski dhe nëse e krahasoni me politikën e njëmbëdhjetë viteve të Gruevskit dhe Ivanovit, atëherë do të shihni një dallim të qartë”, tha Kovaçevski.


Ai shtoi se politikat integruese, të fqinjësisë së mirë dhe të përparimit të vendit kanë udhëhequr të parët, dhe politikat e kohës së Gruevskit kanë qenë deklarative për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori