LAJMI I FUNDIT:

Taika Waititi fotografohet pa Rita Orën në tribunat e ndeshjes së ragbit, duke mbështetur Zelandën e Re

Taika Waititi fotografohet pa Rita Orën në tribunat e ndeshjes së ragbit, duke mbështetur Zelandën e Re

Ai është shumë krenar për rrënjët e tij nga Zelanda e Re.

Dhe Taika Waititi tregoi anën e tij patriotike teksa festonte kur shikonte ekipin All Blacks në Auckland të shtunën, shkruan DailyMail.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, 47 vjeç, u përkul dhe duartrokiti me krenari teksa Will Jordan shënoi një pikë në ndeshjen kundër Australisë.


Taika kishte veshur një këmishë të hapur dhe kapele bejsbolli në kokë që e theksonte pamjen e tij.

Ai dukej se ishte pa gruan e tij të re, këngëtaren Rita Ora, 32 vjeçe, me të cilën u martua muajin e kaluar në një ceremoni intime në Londër.

Artistja me origjinë nga Kosova thuhet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tani do të njihet si Zonja Waititi-Ora.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder” janë fotografuar të dy unaza ari në gishtat e unazës.

Rita dhe Taika filluan të njiheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike lidhjen e tyre në gushtin e atij viti.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen. /Telegrafi/