LAJMI I FUNDIT:

Një person po lufton për jetën pasi automjeti u përplas me turmën në takimin e makinave në Britani

Një person po lufton për jetën pasi automjeti u përplas me turmën në takimin e makinave në Britani

Një person po lufton për jetën dhe 10 të tjerë mbetën të lënduar pasi një automjet u përplas me turmën në një tubim makinash.

Shoferi u përplas me kalimtarët në Scunthorpe Car Meet në pronën industriale Flixborough pranë Scunthorpe, Lincolnshire rreth orës 21:10 të së shtunës.

Të njëmbëdhjetë të lënduarit, përfshirë pacientin në gjendje kritike dhe katër personat që u lënduan rëndë, po marrin ndihmë mjekësore.


Dyshohet se ata janë në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Një 17-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar lëndime të rënda nga drejtimi i rrezikshëm.

Oficerët tani po bëjnë apel për pamjet e kamerave të sigurisë ose të telefonave për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur gjatë incidentit.

Policia e Humberside tha se një numër makinash kishin marrë pjesë në takimin e makinave kur një automjet u përfshi ‘në përplasje me një numër kalimtarësh’ të shtunën mbrëma.

Autoritetet kanë nisur një hetim që përfshinë shumë agjenci për incidentin dhe po punojnë për të ‘përcaktuar rrethanat’ e përplasjes. /Telegrafi/

The driver smashed into bystanders at the Scunthorpe Car Meet at the Flixborough Industrial Estate near Scunthorpe, Lincolnshire around 9.10pm Saturday