LAJMI I FUNDIT:

Kaos në rekrutimin në Omsk, përleshje masive mes rusëve

Kaos në rekrutimin në Omsk, përleshje masive mes rusëve

Rusia ka nisur mobilizim e trupave rezerviste pas dështimeve të njëpasnjëshme në Ukrainë.

Vladimir Putin, presidenti rus, ka urdhëruar mobilizimin e 300 mijë ushtarëve për luftën në shtetin ukrainas.


Por, duket se nuk po shkon gjithçka në rregull me rekrutimet pasi që ka pasur përleshje në një qytet rus.

Në fshatin Bolshereche, rajoni Omsk, njerëzit që priteshin të shkonin drejt qyteteve të pushtuara në Ukrainë, janë përleshur mes vete.

Theksojmë se në disa video të publikuara kohët e fundit disa ushtarë rusë shihen duke u torturuar gjatë marrjes në pyetje për tu dërguar në Ukrainë.

Ndryshe, Putin sot ka shkarkuar prej postit të zv.ministrit të Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, i cili njihet edhe si kasapi i Mariupolit. /Telegrafi/