Kryeministri i vendit, Albin Kurti disa herë gjatë prezantimeve të tij dhe paraqitjeve për mediat e huaja ka vënë në pah rrezikun dhe shqetësimin e tij se Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.
Kurti po ashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte sepse në anën serbe të kufirit me Kosovën ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive rreth kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 sosh i përkasin xhandarmërisë.
Për deklaratat e tilla, kryeministri Kurti është kritikuar nga opozita në vend.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e kishte cilësuar këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, si i tërheqje e vëmendjes nga problemet aktuale në Kosovë.
Ai kishte thënë se është e pabesueshme se me çfarë gjendje mendore po operon kryeministri.
“Është e pabesueshme se me çfarë gjendje mendore është duke operuar kryeministri i jonë. Nuk shoh arsye tjetër që kryeministri bënë deklarata të tilla pos për ta zhvendos vëmendjen nga problemet jashtëzakonisht të mardhaja që qeveria e tij po tregohet e paaftë për t’i trajtuar”, ka thënë Tahiri.
Për këtë kishte reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se në Kosovë e rajon nuk do të ketë luftë.
“Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.
Por lidhur me këto deklarata, ka shkruar sot zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një postim në Facebook, duke thënë se edhe Liam Fox deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.
Lexoni të plotë shkrimin e Kryeziut:
Liam Fox është deputet i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, që në të kaluarën ka shërbyer edhe si Sekretar i Mbrojtjes. Së fundmi ai ka folur për rreziqet dhe kërcënimet në Ballkan si rezultat i luftës në Ukrainë.
Kur Kryeministri Kurti flet për rrezikun që Serbia paraqet për sigurinë tonë ai gjithmonë përmend 48 bazat ofensive të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, për të ashtuquajturën “Qendrën Humanitare” të Rusisë në Nish, për 104 ushtrimet ushtarake me Rusinë, për militarizimin e vazhdueshëm të Serbisë me mbështetjen ruse, për varësinë ndaj Rusisë dhe për apetitin e saj për Kosovën.
Kur flet për Kosovën, Kryeministri Kurti flet për zhvillimin ekonomik dhe demokratik, për reformat në drejtësi, për synimet për anëtarësim në NATO, për rritjen e buxhetit të FSK-së për 52%, për pjesëmarrjen e FSK-së në Defender Europe 2021 dhe 2023, për aleancën euro-atlantike, për kontributin humanitar të Kosovës në strehimin e gati 1800 qytetarëve afganë, për sanksionet ndaj Rusisë dhe akomodimin e 9 gazetarëve Ukrainas në Kosovë.
Ai po e shpërfaqë Serbinë për atë që është. Po e promovon Kosovën për atë që është dhe që po bëhet. Në Ballkan, te Serbia e gjeni luftën dhe autokracinë. Te shqiptarët paqen dhe demokracinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë