LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Kërçovë, kapen me armë

Arrestohen dy persona në Kërçovë, kapen me armë
Foto: Ilustrim

Policët e Kërçovë për çështje kriminale dhe njësitë policore Osllomej dje në ora 17:00 kanë arrestuar B.A.(48) dhe F.A.(75), të dy nga fshati Tuin i Kërçovës, për shkak se u është gjetur armë, njoftojnë nga MPB.

MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tyre në fshat, me urdhër të gjykatës, u gjet dhe sekuestrua një pistoletë e tipit “M57” e kalibrit 7.62 mm me një kornizë pa municion dhe një kuti me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Ata janë ndaluar në stacioni policorë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/