LAJMI I FUNDIT:

Mes polemikave për filmin “Don’t Worry Darling” – Harry Styles dhe Olivia Wilde shfaqen duke u puthur me pasion rrugëve të New Yorkut

Mes polemikave për filmin “Don’t Worry Darling” – Harry Styles dhe Olivia Wilde shfaqen duke u puthur me pasion rrugëve të New Yorkut

Harry Styles dhe Olivia Wilde u panë duke u puthur me pasion gjatë një nate romantike në New York të enjten, mes polemikave të vazhdueshme rreth filmit të tyre të ri “Don’t Worry Darling”, i cili do të shfaqet në kinema këtë javë.

Është hera e parë që çifti është parë duke vepruar me dashuri ndaj njëri-tjetrit në publik pas disa javësh që kanë mbajtur distancën e tyre gjatë promovimit të projektit të mbushur me dramë, i cili e shfaq Harryn të luajë përballë aktores kryesore Florence Pugh.


Wilde, 38-vjeçare, është përballur me një dramë rreth filmit, mes raporteve të reja se ajo u grind me Pugh, 26-vjeçare, e cila dyshohet se u zemërua nga marrëdhënia e Wilde me Styles, 28-vjeçar, duke penguar realizimin e filmit.

Foto: The Image Direct

Kjo vjen gjithashtu teksa drejtoresha vazhdon luftën e kujdestarisë me ish-partnerin Jason Sudeikis, me të cilin ajo ka dy fëmijë; Otis, tetëvjeç, dhe Daisy, pesëvjeçe.

U duk se pështyu Chris Pinen, Harry Styles tallet me spekulimet teksa thotë se kjo ishte arsyeja pse shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu U duk se pështyu Chris Pinen, Harry Styles tallet me spekulimet teksa thotë se kjo ishte arsyeja pse shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia

Vajza e Wilde gjithashtu shfaqet në film në një rol të shkurtër.

Foto: The Image Direct

Me shumë fokus në marrëdhënien romantike të Wilde me Styles, dyshja kanë mbajtur distancën gjatë promovimit të filmit – duke u shfaqur së bashku vetëm në xhirimet e grupit në premiera në Venecia dhe së fundmi në New York.

Megjithatë, çifti duket se janë akoma shumë të dashuruar, teksa vazhduan të shfaqnin këtë edhe në publik.

Foto: The Image Direct

Ish-ylli i “One Direction” kishte përfunduar 15 shfaqje marramendëse duke performuar në Madison Square Garden.

Harry dhe Olivia po putheshin jashtë teksa po shijonin një takim në prag të publikimit të filmit.

Foto: The Image Direct

Ata ishin së bashku ndërkohë që dolën nga restoranti dhe Harry hodhi një krah me dashuri mbi supet e të dashurës së tij. /Telegrafi/

Foto: The Image Direct

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori