LAJMI I FUNDIT:

Berisha akuzon rëndë qeverinë: Zhduku provat e lidhjeve të qeveritarëve me krimin

Berisha akuzon rëndë qeverinë: Zhduku provat e lidhjeve të qeveritarëve me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur sot akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për eleminim provave që e lidhin atë me krimin. 

“Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar”, ka thënë Berisha në një konferencë për shtyp, këtë të premte, me gazetarët.

Ai theksoi se shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania.


“Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve.

Edhe në rast se prokuroria, për aksidentin ka në disponim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre.

Dënoj këtë akt, ndër më të papërgjegjshmit dhe më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të çdo shqiptari janë në çdo vend që dëshiron t’i ketë.

Sot, asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më, bazuar në dokumentim shkencor.

E sigurt është se ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedent në ndonjë vend, përveçse në shtetin e mafias, në Shqipëri”, u shpreh Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Siguri
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur

Lajme
Kalo në kategori