Xhaferi në takim me eurodeputetët: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve për negociatat me BE-në
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e eurodeputetëve të të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Evropiane (EFA) të Parlamentit Evropian në përbërje: Tineke Strik, eurodeputete nga Holanda, Raportuese në hije dhe zëdhënëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Rajnhard Butikofer, eurodeputet nga Republika Federale e Gjermanisë.
Duke shprehur kënaqësi për takimin e sërishëm, Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për eurointegrimet e RMV-së.
“Nga ana e tij, theks i veçantë u vu mbi rrugën e vështirë që qytetarët dhe politikanët e kaluan për të realizuar të dy qëllimet strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE, prej të cilëve njëri tani më është realitet ndërsa për tjetrin në korrik të këtij viti më në fund hymë në fazën e fundit të aderimit. Kryetari Xhaferi i informoi bashkëbiseduesit për aktivitetet e institucioneve shtetërore për mbështetjen e institucioneve të Ukrainës dhe bashkëngjitjen në sanksionet ndaj Federatës Ruse, si edhe për vizitën e tij në Ukrainë dhe takimet me përfaqësuesit e kreut shtetëror të vendit”.
“Znj. Strik e përshëndeti realizimin e takimit të sotëm, duke theksuar se delegacioni në përbërjen e të cilit është edhe vetë, e ka vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut disa herë dhe është miku i saj pa rezervë dhe veçanërisht gëzohet për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.
“Njëherazi e shprehu depresionin e tyre për ndotjen e procesit të eurointegrimit me çështje historike dhe bilaterale, duke sugjeruar se partia e tyre do të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për të pastruar procesin, sepse vendi meriton trajtim të barabartë dhe anëtarësim në pajtim me kriteret e Kopenhagës. Kolegu i saj Butikofer interesohej për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe për modelin zgjedhor të vendit, reformimi i të cilit do të mundësonte kushte korrekte për partitë më të vogla politike dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për takimin e Xhaferit me eurodeputetët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Memli Krasniqi: Bedri Hamza ka plan, ai na bashkon
Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale, ishte në gjendje të rëndë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos