LAJMI I FUNDIT:

Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashianit për stresin e shkaktuar nga postimet kundër saj në rrjete sociale

Kanye West i kërkon falje publike Kim Kardashianit për stresin e shkaktuar nga postimet kundër saj në rrjete sociale

Artisti i Kanye West, i cili tani njihet edhe si Ye, ndau një mesazh për ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian.

Gjatë një interviste që u transmetua të enjten (22 shtator) në “Good Morning America”, West tha se i vjen keq për “çdo stres” që ka shkaktuar.


“Kjo është nëna e fëmijëve të mi dhe unë kërkoj falje për çdo stres që kam shkaktuar, edhe në zhgënjimin tim, sepse Zoti më thërret të jem më i fortë”, tha West për ABC.

Foto: Getty

“Por gjithashtu, askush tjetër nuk duhet të shkaktojë stres. Unë kam nevojë që ky person të jetë më pak i stresuar dhe në rastin më të mirë mendje të shëndoshë dhe sa më të qetë që të jetë në gjendje t’i rrisë ata fëmijë”.

Kur u pyet nëse ai merr vendime për katër fëmijët që ka me yllin, reperi pranoi se ndihmon në rritjen e tyre.

“Unë kam një zë, por më është dashur të luftoj për të,” tha West. “Kjo ju lëndon kur ju duhet të pëlqeni, të bërtisni për atë që kanë veshur fëmijët tuaj”.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Reperi tutje shtoi se ka pasur paralele gjatë divorcit të tij me çështjet që ai ka pasur në industrinë e modës, shkruan CNN.

“Janë ato nuanca të vogla ku ka një paralele në atë që po ndodhte në Gap, atë që po ndodhte në Adidas dhe atë që po ndodhte në shtëpinë time”, tha ai.

Foto: Getty Images

“Ishte e gjitha një shpërfillje për zërin e diçkaje që unë bashkë-krijova. Unë bashkë-krijova fëmijët. Unë bashkë-krijova produktin në Adidas. Unë bashkë-krijova produktin në Gap. Është një paralele dhe paralelja prek diskriminimin”.

Ai tha gjithashtu se ndjente se kishte diskriminim në martesën e tij, por nuk dha detaje.

Theksojmë që Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt dhe që atëherë reperi ka sulmuar ish-bashkëshorten në rrjete sociale dhe intervista. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Këngëtarja me prejardhje shqiptare nderohet nga qyteti i New York-ut

Këngëtarja me prejardhje shqiptare nderohet nga qyteti i New York-ut

Magazina
Afrona jep detaje për publikimin e podcastit të shumëpritur me Bleron: Nuk ka sekrete, keni të drejtë të dini gjithçka

Afrona jep detaje për publikimin e podcastit të shumëpritur me Bleron: Nuk ka sekrete, keni të drejtë të dini gjithçka

Magazina
Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Magazina
Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Rrëmbeu fitoren e BBVA, i kthehet Meritoni: Pse nuk e pranon që ta dhamë fitoren unë dhe Ilnisa

Magazina
Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar një nga këngët e tij

Magazina
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Kalo në kategori