LAJMI I FUNDIT:

SASHK-u kërkon që Qeveria e Maqedonisë të gjej zgjidhje për krizën energjetike nëpër shkolla

SASHK-u kërkon që Qeveria e Maqedonisë të gjej zgjidhje për krizën energjetike nëpër shkolla

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka reaguar duke thënë se Qeveria dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) duhet së bashku të gjejnë zgjidhje të pranueshme për tejkalimin ose zbutjen e krizës energjetike në shkolla.

“Mësimdhënia nga distanca nuk është opsion i pranueshëm për më të prekurit: nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit”, thekson SASHK.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, dje theksoi se mësimi me prezencë fizike është në interes të nxënësve dhe shtoi se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij.


Qeveria, siç tha ai, është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për t’u përballur me sfidat e krizës energjetike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për të kursyer rrymë dhe dru zjarri dhe sa të arsyeshme janë kërkesat që një pjesë e shpenzimeve dhe subvencioneve të mbulohen nga Qeveria, Arsovski tha se nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje në seancën e fundit të Qeverisë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është diskutuar për këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar për tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se nuk ka ndryshim në mënyrën e mësimdhënies me prezencë fizike në shkollar fillore dhe të mesme.

Organizimi sa i përket shpenzimeve për ngrohjen e shkollave, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, është në kompetencë të komunave, përkatësisht të vetëqeverisjes lokale, dhe për këtë Ministria e Arsimit dhe Shkencës u paguan subvencione komunave.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori