LAJMI I FUNDIT:

NATO sjell trupa rezervë në Kosovë

NATO sjell trupa rezervë në Kosovë

NATO ka sjellë trupa rezervë të caktuar në misionin e saj paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë për stërvitje.

Kështu shkruan Reuters, sipas të cilit medium kjo është bërë e ditur prej një nga komandantëve të misionit, përcjell Telegrafi.

Komandanti rajonal i KFOR-it në lindje, koloneli Christopher Samulski, u tha gazetarëve se rezervat ishin sjellë “si pjesë e planifikimit normal të emergjencës”.


Samulski foli në kampin Bondsteel, një nga bazat e KFOR-it.

Oficeri amerikan nuk dha ndonjë shifër konkrete se sa trupa rezervë kanë mbërritur në Kosovë, por foli për një njësi “me madhësi batalioni”.

Një batalion zakonisht përbëhet nga 500 deri në 1000 trupa.

Reuters kujton se protestat e serbëve të Kosovës mbi një kërkesë që ata të përdorin targat e makinave të lëshuara nga shteti serb kanë rritur fërkimin midis Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund represionit ndaj shumicës shqiptare të Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, dhe serbët në veri të Kosovës e konsiderojnë Beogradin, jo Prishtinën, si kryeqytetin e tyre.

Rreth 3,700 paqeruajtës të NATO-s janë ende të stacionuar në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Drejtësi
Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shëndetësi
Kalo në kategori