LAJMI I FUNDIT:

Kompania “Tinex” përgënjeshtron lajmin se do të kaloj në “Viva Fresh”

Kompania “Tinex” përgënjeshtron lajmin se do të kaloj në “Viva Fresh”

Nga dita e djeshme ka qarkulluar nëpër mediat vendase një informacion se rrjeti i marketeve “Tinex” ka arritur marrëveshje për shit-blerje dhe e njejta kalon në rrjetin e marketeve “Viva Fresh”.

Pas publikimit të këtij lajmi, sot kanë reaguar nga kompania Tinex, duke e përgënjeshtruar lajmin.

Reagimi i plotë:


“Pas lajmit të publikuar në portalin Shqipmedia më 20.9.2022 me titullin se është arritur marrëveshje për shit-blerje të rrjetit të supermarketeve “Tineks” nga kompania “Viva Fresh”, lajm që është përcjell nga shumë portale maqedonase pa na pyetur ne për ta konfirmuar apo mohuar lajmin krijoi një atmosferë konfuze në publik, mes punonjësve dhe bashkëpunëtorëve. Kompania TINEKS-MT DOOEL Shkup njofton opinionin se as marketet Tineks dhe as kompania nuk janë duke negociuar me blerës të mundshëm dhe aq më tepër se është arritur marrëveshje për shitje. TINEKS-MT DOOEL Shkup, e cila menaxhon marketet Tineks, mbetet me pronarin e vetëm Vlladimir Todoroviq” thuhet në njoftimin e Tinex.

Kujtojmë se kompania Tinex operon tashmë 28 vite në tregun e Maqedonisë dhe e njejta funksionon me disa super markete në mbarë territorin e vendit. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori