LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 38-vjeçari i dyshuar për grabitjen në një barnatore në Prishtinë

Arrestohet 38-vjeçari i dyshuar për grabitjen në një barnatore në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar personin e dyshuar për një grabitje të ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur më 5 shtator të këtij viti, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu”.

I dyshuari është 38-vjeçari me inicialet A.A. Të njëjtit policia i ka sekuestruar një thikë, arkë të zbrazët dhe gjësende të tjera.


“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari, ka ndodhë në 05.09.2022, në një barnatore në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e thikës, nga viktima ka marrë një kasafotë me para”, thuhet në njoftimin për media.

“Puna e hetuesve dhe njësitit për reagim të stacionit policor veriu,  është finalizuar sot rreth orës 03:30, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: A.A . mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori