LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit ripërsërit se do të angazhohet për marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë: Është urgjente gjetja e një zgjidhjeje

Avokati i Popullit ripërsërit se do të angazhohet për marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë: Është urgjente gjetja e një zgjidhjeje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka njoftuar se ka pranuar një letër nga SBASHK-u, lidhur me qëndrimet e kësaj sindikate për dalje nga situata. Por, kreu i këtij institucion përërit se do të angazhohet në përafrimin e palëve në gjetjen e zgjidhjes, në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) Rrahman Jasharaj, njëherësh përfaqësues i Këshillit Grevistë ka thënë sot se Avokati i Popullit duhet të jetë i barabartë me të gjitha palët dhe mos ta vë në “spikamë” të drejtën e fëmijëve për shkollim.

“Uroj që Avokati ta shoh shkresën e SBASHK-ut, dhe ta analizojë mirë, e jo të ndalet te njëra palë. Uroj që Avokati në të ardhmen, pasi është Avokat i Popullit, mos ta vejë në ‘spikamë’ të drejtën e fëmijëve për shkollim ne nuk ua mohojmë, se në Kushtetutë mohimi është ndryshe…”, ka thënë Jasharaj


Reagimi i Jasharajt vjen pasi sot Avokati i Popullit u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, përmes një komunikate ka reaguar sërish, duke thënë se “në kuadër të angazhimit si ndërmjetësues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, sot  ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë”.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus”, thotë Avokati i Popullit, transemton Telegrafi.

“Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori