LAJMI I FUNDIT:

Kriza ekonomike, Krasniqi propozon pesë masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Kriza ekonomike, Krasniqi propozon pesë masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar pesë masa për lehtësimin e krizës ekonomike.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka propozuar që të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtëmujore, të lirohen nga akciza produktet e naftës duke u ulur kështu çmimi i naftës për 36 centë.

Ai po ashtu në kuadër të kësaj mase kërkon që të subvencionohen me 25% të vlerës faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200KËH.


Masa e katërt e propozuar nga Krasniqi, është rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale për aq sa është norma mesatare e inflacionit.

Masa e fundit ka të bëjë me lejimin e tërheqjes deri 30% të kursimeve pensionale.

Pesë masat e propozuara nga Memli Krasniqi:

1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore. Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33,76 euro në muaj.

2.Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër. Duke supozuar një shpenzim mujor prej 60 litra naftë në muaj për një familje, atëherë përfitimi direkt mesatar mujor nga kjo masë do të ishte 21.6 euro në muaj.

3.Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 këh. Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.90 euro.

4.Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth15%). Përfitimi mesatar për familje 72.60 euro në muaj.

5.Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10,000 euro në llogaritë e Trusti-t. /Telegrafi/