Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, e ka kritikuar ashpër kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin.
Këto kritika të Kryeziut vijnë si pasojë e dorëheqjes së Ramë Bujës nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë së PDK-së, dhe mosreagimit apo heshtjes, siç e ka quajtur ai, të kryetarit Krasniqi.
Në një letër të shkruar nga Buja drejtuar kryesisë së PDK-së, e cila është publikuar në media, tregohen arsyet e dorëheqjes nga PDK-ja.
Aty Buja është shprehur se ka pasur mungesë të plotë të komunikimit kryetar-nënkryetar, duke shtuar se asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e kryetarit të partisë.
E lidhur me këtë ka reaguar Kryeziu, i cili i ka kërkuar kryetarit të partisë që të reagojë.
Sipas tij, dokumenti i dorëheqjes së Ramës thotë shumë, shumë më tepër se “heshtja memece” e Krasniqit.
“Ramë Buja pas vete ka një jetë të tërë veprimtari, aktivitete, sakrificë, autoriteti dhe prezenca e tij në secilën periudhë të përpjekjeve për çlirim e shtetndërtim është e shkruar më punë, djersë e gjak”, ka shkruar ai në Facebook.
“Kur heshtë për dorëheqjen e Ramë Bujës shqetësohemi se do të heshtësh edhe për tërësinë e vlerave që përfaqëson brezi i tij, një ish aktivist, ish i burgosur politik, ish ushtar i UÇK-së, i plagosur në luftë, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, anëtar delegacioni në Rambuje, pjesë e institucioneve të Kosovë në legjislativ e në ekzekutiv, prej posteve të deputetit e deri në ministër, përherë në udhëheqjen e lartë të PDK-së”.
Mes tjerash, ai ka thënë se Ramë Buja nuk është “kafshatë” që kapërdihet me heshtje.
“Mos mendo që mundesh me injoru krejt anëtarësinë e partisë, organet drejtuese e vlerat patriotike, çlirimtare e shtetformuese duke i zëvendësuar me gjysmën e klasës se gjimnazit Xhevdet Doda, që i njeh në Prishtinën që asnjëherë nuk i keni fituar asnjë palë zgjedhje, bile as në një lagje të vetme në Prishtinë”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.
“Me ata që dalin në zgjedhje dhe nuk përdorin as logo as emblemë e slogan të partisë, që kurrë nuk e përmendin as UÇK, as PDK-në! Demokratët i ke pas vete në çdo rrethanë dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për lider, e liderët nuk janë vetëm për fotografi e ngjarje të mira!”.
“Çele gojën e fol me zë! Jepi emër kësaj pune… Mund edhe të falim për ndonjë gjë por me na venitë ndjenjën e përkatësisë politike nuk ta falim. Në praktikë gjithmonë i kemi mirëpritur ardhjen e të rinjve, por nën çadrën e filozofisë politike të PDK-së. Nuk mundemi me heshtë e me duartrokitë që secili që vjen në PDK me pru ngjyra e logo të reja”.
Dorëheqjen e Ramës për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.
Në një përgjigje me shkrim, ai ka thënë se “kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”.
Telegrafi gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe me Bujën, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.
Ndryshe, dorëheqja e Ramë Bujës vjen pas tri vjetësh rikthim në PDK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë