LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur

Arrestohet një 26-vjeçar në Shtip, kapet duke vjedhur
Foto: Ilustrim

MPB njofton se dje policia ka arrestuar një 26-vjeçar nga Shtipi i cili është kapur duke vjedhur në një veturë.

“Më 18.09.2022, zyrtarët policorë të Stacionit Policor Shtip ia kanë hequr lirinë S.S.(26) nga Shtipi, për shkak se rreth orës 13:00 në rr. “Sremski Front” në Shtip është kapur duke kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një garazh, me ç’rast ka marrë para nga automjeti.

Pas plotësimit të dokumentacionit për rastin kundër S.S. do të ngritet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/