LAJMI I FUNDIT:

Atentat në Shkodër, 19-vjeçari vritet me breshëri plumbash

Atentat në Shkodër, 19-vjeçari vritet me breshëri plumbash

Shkodra u trondit sonte nga një tjetër atentat, për të cilin dalin detajet e para. Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima e sotme është një shtetas i ri, 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Sipas dëshmive, i riu ndodhej në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’, kur u godit nga autorë të panjohur nga një breshëri plumbash.

Autorët u larguan me anë të një motoçiklete thonë dëshmitarët, e cila me gjasa është e njëjta që u gjet pak më tutje e djegur, pikërisht në lagjen “Guerile”.