LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qytetarëve nuk iu interesojnë sherret e Danella Arsovskës me OBRM-PDUKM-në, ata presin punë

LSDM: Qytetarëve nuk iu interesojnë sherret e Danella Arsovskës me OBRM-PDUKM-në, ata presin punë

LSDM nuk rri gojëmbyllur për sherret në Qytetin e Shkupit, në mes kryetares Danella Arsovska dhe ish mbështetësve të saj, opozitares OBRM-PDUKM.

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, tha se interesat e biznesit dhe tenderi 136 milionë euro, dëmtojnë qytetarët dhe sipas saj, tregojnë fytyrën e vërtetë të Mickoskit.

Ajo tha se sherret mes Mickoskit dhe Arsovskës nuk iu interesojnë shkupjanëve, të cilët presin punë dhe realizim të projekteve.


Jançeva tha se Qyteti i Shkupit ka qëndruar në pikën zero për një vit.

Projektet kyçe për qytetarët kanë ngecur për interesat afariste të strukturave në OBRM-PDUKM-së.

“Pas mega projektit kriminal Shkupi 2014, kryeqyteti po përballet me një fatkeqësi të re të quajtur Shkupi 2024. Por LSDM së bashku me qytetarët nuk do ta lejojnë këtë. Në Këshillin e Qytetit të Shkupit vazhdojmë të funksionojmë si opozitë, si korrigjues vokal i punës së kryetarit dhe administratës së qytetit. Vazhdojmë të përfaqësojmë interesat e qytetarëve dhe të propozojmë zgjidhje dhe të luftojmë për nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha Lubica Jançeva, Krye këshilltare e LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Nga opozitarja OBRM-PDUKM sot thonë se fytyra e re e LSDM-së është Danella Arsovska.

Ajo është lidere e koalicionit të sapoformuar ku sipas tyre, janë mbledhur të shantazhuar nga pushteti. Naum Stoillkovski, Zëdhënës i OBRM-PDUKM-së tha se kjo është arsyeja pse LSDM po përpiqet të mbrojë Arsovskën dhe përfshirjen e saj, siç citohet: “në keqpërdorime me impiantin e trajtimit dhe lidhjet e drejtpërdrejta me kompaninë turke për të cilën e di paraprakisht se çfarë oferte ka bërë”, tha Stoillkov.

“Qëllimi dhe shpresa e vetme e këtij pushteti anti-maqedonas janë tenderët, kleptomania dhe elementet е shantazhit që duhet të merren me opozitën në vend që të merren me problemet e qytetarëve dhe të Maqedonisë”, reaguan nga Naum Stoillkovski, Zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.

Pavarësisht përplasjeve mes OBRM-PDUKM-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, as partia e Micksokit e as ajo e Kovaçevskit nuk mendojnë se nevojiten zgjedhje të reja për këshillin e qytetit të Shkupit. OBRM-PDUKM-ja tha se në këshill do të mbështesin projektet mira, ndërsa LSDM-ja e bën partinë e Mickoskit përgjegjëse për këtë situatë.

Përplasjet mes OBRM-PDUKM-së e Arsovskës filluan pasi kjo e fundit shkarkoi drejtorin e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit.

Pas këtij vendimi të Arsovskës, kuadrot e OBRM-PDUKM-së dhanë dorëheqje nga postet udhëheqëse nëpër ndërmarrjet publike që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, me arsyetimin se gjatë kryerjes së detyrave të tyre ka munguar koordinimi me kryetaren Arsovska. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

“E kanë atë kafen si lëng gështenjash”, Rama, emigrantëve: Gjermania është bërë e vështirë për ata vetë, jo më për ne!

Lajme
Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Arrestohet një ruse në Merdar, tentoi ta korruptojë policin me 50 euro për të hyrë pa vizë

Kronika e Zezë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një i mitur sulmohet seksualisht nga një burrë në Deçan, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Një javë fushatë zgjedhore, subjektet politike me premtime të shumta para qytetarëve

Lajme
Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Zjarri në “Emshir”, cak ishte një veturë, pastaj zjarri përfshiu edhe disa të tjera në parking

Kronika e Zezë
Kalo në kategori