LAJMI I FUNDIT:

Amerikani merr një pagesë të pashpjegueshme prej afro 250 mijë eurove nga Google, ata thonë se ishte gabim

Amerikani merr një pagesë të pashpjegueshme prej afro 250 mijë eurove nga Google, ata thonë se ishte gabim

Sam Curry, një amerikan që e përshkruan veten si haker, thotë se u pagua në mënyrë misterioze me një shumë prej afro 250 mijë eurove nga Google muajin e kaluar, dhe se nuk e ka asnjë ide se pse gjiganti teknologjik i dha atij pagesë prej çerek milionë eurove.

“Kanë kaluar pak më shumë se 3 javë që prej se Google në mënyrë të rëndomtë më dërgoi afro 250 mijë euro, dhe ende nuk kam dëgjuar asgjë për biletën e mbështetjes. A ekziston ndonjë mënyrë që mund të kontaktojmë @Google”, shkroi në Twitter-in e tij Curry gjatë së enjtes me një “screenshot” të transaksionit.


Ai shtoi: “Është në rregull nëse ju nuk i doni t’i merrni prapë ato para”, transmeton Telegrafi.

Një inxhinier i stafit të sigurisë të Yuga Labs, Curry për NPR tha se ndonjëherë ai bënë “gjueti për bugs” për kompani të ndryshme duke përfshirë këtu edhe Google. Kjo është kur njerëzit paguhen për të ndihmuar firmat dhe organizatat e tjera të gjejnë dobësi në softuerin e tyre.

Por ai thotë se nuk ishte në gjendje të kuptonte një lidhje midis “gjuetisë për bugs” për Google dhe shumës së hedhur në llogarinë e tij bankare.

Paratë ishin në dispozicion për t’i shpenzuar Curry, por ai tha se thjesht po i mbante ato në rast se Google do të përpiqej t’i kthente.

Ai tha se nëse Google do t’i duhej shumë kohë për të kontaktuar me të, ati mund t’i duhej të transferonte paratë në një llogari të veçantë për të shmangur pagesën e taksave mbi to.

Në fund të fundit, Curry mendoi se Google me shumë mundësi e pagoi atë aksidentalisht. Rezulton se ai kishte të drejtë.

Në një deklaratë për NPR, një zëdhënës i Google tha: “Ekipi ynë së fundi i bëri një pagesë palës së gabuar si rezultat i gabimit njerëzor. Ne e vlerësojmë që na u komunikua shpejt nga partneri i prekur dhe po punojmë për ta korrigjuar atë gabim”.

Kompania synonte të kthente paratë, tha zëdhënësi. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?

Teknologji
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim

Teknologji
Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Nokia 3210 e re (e vjetër) dhe sigurisht “gjarpri”

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Apple dhe OpenAl afër marrëveshjes që do ta integrojë ChatGPT-në në iPhone

Apple dhe OpenAl afër marrëveshjes që do ta integrojë ChatGPT-në në iPhone

Teknologji
Kalo në kategori