LAJMI I FUNDIT:

Kanye West në lidhje të re dashurie me modelen Candice Swanepoel

Kanye West në lidhje të re dashurie me modelen Candice Swanepoel

Kanye West thuhet se është në lidhje me modelen Candice Swanepoel.

Thashethemet e romancës janë përhapur pasi reperi postoi një foto të Swanepoelit që mbante syze dielli futuriste nga marka e tij ‘YZY SHDZ YR 3022’ për Gap.


Imazhi, nga fushata e tij e re promovuese, u postua në llogaritë e reperit në mediat sociale mes raportimeve të shumta se 45-vjeçari dhe modelja 33-vjeçare nga Afrika e Jugut kanë nisur një romancë.

Foto: Candice Swanepoel/Instagram

Sipas burimeve, Kanye dhe Candice janë afruar kohët e fundit dhe tashmë kanë bërë dy udhëtime të dashura së bashku, raporton The Sun.

Çifti i ri tashmë kanë bërë udhëtime në Oxfordshire dhe New York së bashku në javët e fundit.

“Kanye dhe Candice janë parë shumë me njëri-tjetrin dhe ai po e prezanton atë si të dashurën e tij, ai ishte i lidhur me Kim për një kohë të gjatë, por më në fund duket se po vazhdon tutje”, ka burimi.

Foto: Getty Images

“Deri më tani gjërat janë mbajtur në heshtje sepse të dy janë shumë të zënë dhe nuk duan të nxitojnë për asgjë. Por gjërat janë shumë më premtuese se sa ishin me Irinën apo Julia”, tha tutje ky burim.

Kanye nuk i ka munguar takimet që nga ndarja nga gruaja Kim Kardashianin përfshirë me Julia Fox dhe Irina Shayk.

Ai u takua me Irinën verën e kaluar dhe më pas pati një romancë dymujore me aktoren e “Uncut Gems” Julia në fillim të vitit.

Ndërkohë, një person tjetër i brendshëm që foli me ET gjithashtu konfirmoi romancën: “Kanye dhe Candice janë në lidhje dhe marrëdhënia e tyre ka nisur së fundmi”.

“Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe janë të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat deri tani. Ata janë lidhur mbi modën dhe kreativitetin. Kanye është i emocionuar për Candice”, tha ky burim.

Burimet thuhet se e panë gjithashtu çiftin në një festë të fundit për linjën e modës së Kanye, duke flirtuar, duke bërë foto së bashku dhe duke u larguar me të njëjtin SUV, sipas TMZ.

Candice është ndër të shumtët që pozuan për fushatën e re, duke përfshirë Chantel Jefferies, Chris Rock.

Është interesante se Kardashian-Wests ndajnë një vlerësim të ndërsjellë për modelen.

Në prill, Candice pozoi për një nga fushatat e Kim për linjën e saj të veshjeve “Skims”.

Julia Fox thotë se është krenare me veten që u nda nga Kanye West
Lexo po ashtu Julia Fox thotë se është krenare me veten që u nda nga Kanye West

Ndërsa, tashmë që Kanye ka edhe një herë dikë të veçantë në jetën e tij, Kim së fundmi është ndarë nga komediani Pete Davidson.

Por tani ajo këmbëngul se ka mbaruar me takimet me të famshëm.

“Është e qartë, nuk po funksionon, çfarëdo që po bëj. Pra, nuk e di. Ndoshta, herën tjetër të takoj një mjek. Unë mendoj se do të jetë si shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, mjek, avokat. Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”, tha Kim në “The Late Late Show” të James Corden. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori