LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox thotë se është krenare me veten që u nda nga Kanye West

Julia Fox thotë se është krenare me veten që u nda nga Kanye West

Julia Fox thotë se është e lumtur për veten pas ndarjes së saj nga reperi Kanye West.

Në një intervistë për ES të botuar të enjten (15 shtator), ylli i “Uncut Gems”, 32 vjeç, foli për ndarjen nga West në fillim të këtij viti.


Fillimisht duke adresuar pretendimet se ajo e përdori lidhjen e saj me reperin “Donda” për përfitime vetjake, Fox i tha: “Këto janë marrëzira. Ai e mori numrin tim përmes një shoku të përbashkët, pikë”.

Foto: Getty

Pasi ra dakord se kishte ‘shkëndija romantike’ mes të dyve, Fox tha se ajo e shikoi marrëdhënien ‘ditë pas dite’ për të parë ‘ku po shkon’.

“Jeta e vërtetë filloi dhe stili i jetesës nuk ishte i qëndrueshëm. Nuk mund të fluturoja një herë në javë. Dhe dola jashtë në shenjën e parë të një flamuri të kuq”, shtoi Fox, shkruan People.

Duke shpjeguar se çfarë ishte saktësisht flamuri i kuq që ajo pa në West, Fox la të kuptohet se divorci i tij publik nga Kim Kardashian luajti një rol të madh në arsyen pse ajo u largua nga reperi.

Foto: Getty

“Çështjet e pazgjidhura me të cilat ai po merrej. Duket se ai kishte shumë për të punuar, dhe unë thjesht nuk kam kohë për të, apo energji. Nuk kam kapacitetin emocional për të”, tha Fox.

“Unë jam krenar për veten time për këtë. Para Valentinos (djali i saj me Peter Artemiev) Julia patjetër do ta kishte qëndruar dhe do të ishte atje për më gjatë”, u shpreh aktorja.

Fox dhe West u takuan në Miami në natën e Vitit të Ri, dhe në ditën e Shën Valentinit, një burim tha atë kohë se të dy ishin miq, por jo në lidhje.

“Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë”.

Foto: BackGrid

Në një intervistë me The New York Times të botuar në mars, Fox sugjeroi se oraret e tyre të ngjeshur luajtën një faktor në ndarjen e tyre.

“Unë bëra më të mirën që të funksionojë. Tashmë kisha një jetë plot bllokime. Si mund ta përshtas këtë personalitet vërtet të madh në këtë jetë tashmë plotë? Thjesht nuk ishte e qëndrueshme. Kam humbur rreth 15 kilogramë në atë muaj”, kishte thënë Julia.

“Unë nuk mendoj se ato fjalë dolën ndonjëherë nga goja ime, në fakt. Padyshim që më dukej sikur isha e dashura e tij. Por gjithashtu ndjehej sikur unë në isha duke u përzgjedhur në rolin e të dashurës së tij – dhe ai po më merrte mua. Ai ishte orkestruesi i të gjithave. Me të vërtetë ndihej si një film”, tha deklaruar Fox sa i përket faktit nëse ajo dhe West ishin zyrtarisht çift. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori