Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë: Shumë mirënjohëse për mrekullinë që po rritet brenda meje

Modelja e njohur shqiptare, Afrona Dika, ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj, duke bërë të ditur se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Dika përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar momente nga kjo periudhë e veçantë dhe ka shprehur emocionet për kapitullin e ri që po nis në jetën e saj.
“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar modelja.

Megjithatë, krahas lajmit për shtatzëninë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Afrona nuk ka bërë të ditur identitetin e partnerit të saj, duke zgjedhur ta mbajë jetën sentimentale larg vëmendjes së mediave dhe publikut.
Kjo ka bërë që fansat të jenë kuriozë për personin, derisa modelja deri më tani nuk ka dhënë detaje.
Pavarësisht misterit që e rrethon jetën e saj private, Afrona duket se po e shijon këtë periudhë të re me shumë emocion dhe mirënjohje, gjersa urimet nga ndjekësit dhe miqtë e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/














































