Tallulah Willis, vajza më e vogël e aktorëve të njohur Bruce Willis dhe Demi Moore, është martuar me muzikantin Justin Acee në një ceremoni intime në Sun Valley, Idaho.

32-vjeçarja shkëmbeu betimet me Acee të shtunën, ndërsa për ditën e saj të veçantë zgjodhi një fustan të personalizuar nga Balenciaga.

Fustani pa rripa ishte i punuar me saten mëndafshi dhe kishte një bisht elegant të mbledhur me një fjongo.


Foto: Getty Images

Pak ditë para dasmës, motra e saj e madhe, Scout Willis, publikoi një fotografi të çiftit duke marrë certifikatën e martesës në gjykatën e Blaine County në Hailey, Idaho.

Tallulah shfaqej me një fustan të kuq me pika dhe syze dielli, derisa Justin kishte zgjedhur një veshje më të thjeshtë.

Scout, 35 vjeçe, e shoqëroi fotografinë me një mesazh emocionues për çiftin, duke treguar gëzimin e familjes për këtë moment të rëndësishëm.

Tallulah dhe Justin Acee janë në një lidhje që prej janarit të vitit 2023.

Foto: Instagram

Çifti u fejua në dhjetor të vitit 2024, pas një propozimi romantik që Tallulah e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

Justin Acee është muzikant dhe aktualisht sjell muzikë me emrin artistik NIGHTIES.

Foto: Instagram

Dasma e tyre shënon një kapitull të ri në lidhjen e çiftit, në një ceremoni të mbajtur larg zhurmës mediatike dhe në rrethin e njerëzve të afërt. /Telegrafi/