LAJMI I FUNDIT:

Përgëzon mësimdhënësit që kanë nisur mësimin, Nagavci: Në Projektligjin për paga janë trajtuar të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit

Përgëzon mësimdhënësit që kanë nisur mësimin, Nagavci: Në Projektligjin për paga janë trajtuar të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arbërie Nagavci ka thënë se janë të përkushtuar që të adresojnë secilën vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit në Kosovë.

Nagavci përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se i përgëzojnë shkollat dhe mësimdhënësit që kanë filluar mësimin.


Ajo po ashtu ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare.

“Jemi të përkushtuar që të adresojmë secilën vështirësi me të cilën ballafaqohen mësimdhënësit në Kosovë, krahas punës që po bëjmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e politikave arsimore

E kemi fokusuar bashkëbisedimin me mësimdhënënësit te politikat e reja në mbështetje të tyre, në mënyrë që të tejkalojmë secilën vështirësi së bashku, sikur që është tejkaluar ajo e mësimdhënësve me probleme serioze shëndetësore dhe nuk ka më asnjë mësimdhënës që i duhet të dalë në punë sepse i nevojitet paga për të blerë ilaçe.

Edhe një herë përgëzoj shkollat dhe mësimdhënënsit që kanë filluar mësimin dhe kërkoj nga të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që të mirëkuptojnë situatën, tashmë kur ata dhe familjet e tyre do të përfitojnë nga Pakoja e ndihmave financiare”, ka thënë Nagavci.

Sipas saj, në Projektligjin për paga i cili ka dalë në debat publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat, duke u trajtuar me kujdes të veçantë të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit.

“I siguroj mësimdhënësit se do të adresohet vazhdueshëm çdo shqetësim i tyre dhe bashkërisht të evitojmë të gjitha vështirësitë për të arritur kështu që të kemi mirëqenie të mësimdhënësve dhe ngritje të cilësisë në arsim”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin social në Facebook, ministrja Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori