LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni “Agim Lluka” i dhuroi 600 libra bibliotekës “Azem Shkreli”, në Pejë

Fondacioni “Agim Lluka” i dhuroi 600 libra bibliotekës “Azem Shkreli”, në Pejë

Fondacioni “Agim Lluka” sot i ka dhuruar 600 libra bibliotekës “Azem Shkreli”, në Pejë.

Kjo u bë përmes një memorandum bashkëpunimi i cili është nënshkruar ndërmjet Fondacionit “Agim Lluka” dhe bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë.

“Në emër të Agim Llukës janë dhuruar 600 libra për këtë bibliotekë. Në gjithë këtë ngjarje pati shumë të ftuar, familjarë, prirës institucional. Dashamirë të librit u mblodhën në një vend. Një nga një librat po futen në raft. Bibliotekistët e ‘Azem Shkrel-it’, në Pejë po palosin 600 libra më shumë në raftet e kësaj biblioteke”, thuhet në njoftim.


Drejtoresha e fondacionit, Lemane Lluka tregoi që shpërndarja e librave do të vazhdoj të bëhet edhe në biblioteka të tjera të vendit me të vetmin qëllim, nxitjen e leximit.

“Po e shpalosim aktivitetin tonë të parë të fondacionit ‘Agim Lluka’ fondacion ky që ka për synim pasurimin e bibliotekave të Kosovës me larishmëri librash. Sot kam nderin që para juve të shpalos logon e fondacionit tonë e cila do të na përcjell gjatë gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Lluka.

Ndërsa, vajza e Agim Llukës, Arba Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me 15 shtator, në ditën e lindjes së babait tonë, kemi shpalosur aktivitetin e parë të Fondacionit ‘Agim Lluka’. Fondacion ky që si projekte kyqe do të ketë pasurimin e bibliotekave të qyteteve të Kosovës me literaturë të përzgjedhur si dhe përkrahjen e të rinjëve në avancimin e tyre profesional”.

“Njeriu  jeton, dhe punon për të lënë vepra të vlefshme pas tij, ashtu bëri edhe babi im. Njeri punëtor, i edukuar, i qetë, e fjalëpak, la shumë pas vete, la vepra e punë të cilat flasin për njeriun që ishte ai”

“Gjatë jetës sime kam mësuar shumë nga ai, kam mësuar se vullneti, pozitiviteti, puna dhe përkushtimi për familje janë formësiumi i një njeriu shembull, ashtu siç ishte edhe Babi im. Ai jo vetëm për neve si prind, por për të rinjët në përgjithësi ishte gjithmonë një krah mbështetje.  Andaj ne, pasardhësit e tij do t’ia vazhdojmë punën që ai e bëri me shumë përkushtim ndër vite, duke i dhënë frymë mbështetje të rinjëve të vendit tonë,  me anë të fondacionit i cili mori frymë me aktivitetin e tij të parë”, ka shkruar Arba Lluka.
Ndërsa, drejtoresha e kësaj bibliotekë, Shengyl Kelmendi Gashi ka falënderuar fondacionin “Agim Lluka”, për dhurimin e 600 librave.

“Ne falënderojmë kryetaren e fondacionit për iniciativën, për bashkëpunimin me bibliotekën e qytetit të Pejës. Biblioteka jonë është mirënjohëse për fondacionin dhe ju urojmë suksese të mëtejme”, është shprehur Kelmendi.

Për ta nderuar figurën e Agim Llukës kishte ardhur edhe i pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Do të na bëjnë krenarë edhe neve edhe Agimin sikur ka pas dëshirë me i ndihmu qytetit dhe sidomos librit edhe bibliotekës së qytetit të Pejës. Kështu që faleminderit për iniciativën, për angazhimin e juaj për me kontribu për Qytetin e Pejës në emër të një njeri që me të vërtetë e ka dashtë këtë qytet siç ka qenë Agim Lluka”, ka potencuar Muhaxheri.

Po ashtu, ai falënderoi fondacionin për shpërndarjen e librave falas.

Ftesën nga familja Lluka e kishte pranuar edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai foli për rëndësinë e nxitjes së leximit dhe librit.

“Nuk ka njeri që vjen nga Tirana, nxënës, student, inxhinier, pedagog, politikan që nuk kthehet te Libraria Dukagjini. Me këtë doja të thoja që libri është pjesë përbërëse, dija është pjesë përbërëse e familjes Lluka, e gjithë brezit të Rizait, Agimit, Ekremit e të gjithë Llukave që kontribuojnë për zhvillimin, përparimin edhe përhapjen sa më të gjerë të librit”, ka theksuar Minxhozi.

Fondacioni “Agim Lluka” është krijuar në nder të emrit të Agim Llukës.

Ndryshe, roli i Agim Llukës mbetet i madh në zhvillimin e jetës letrare, arsimore e kulturore edhe në sistem paralel, duke e vënë shtypshkronjën Dukagjini në dispozicion të rrethanave të kohës së okupimit në shërbim të institucioneve të Kosovës. Agim Lluka ndërroi jetë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori