Mbrojtja ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të dhe ka kërkuar lirim sa më të shpejtë të tij.
Avokati Julius von Bone ka thënë para trupit gjykues se Mustafa nuk ka kryer asnjëherë krime por e ka vënë vetën në rrezik për të tjerët duke i shërbyer objektivit të përgjithshëm të popullit të Kosovës për të fituar pavarësinë.
Këtë, von Bone e ka thënë gjatë deklaratës përfundimtare të mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Mbrojtja kërkon shpallje jo fajtor të zotëri Mustafës për të gjitha akuzat për të cilat ai akuzohet. Ai nuk e ka kryer asnjë krim asnjëherë, ai e ka vendosur vetën e vet në rrezik për shumë njerëz ndërkohë që i shërbente objektivit të përgjithshëm të të gjithë popullit të Kosovës, që ishte fitimi i pavarësisë për njerëzit që kishin luftuar për të qenë të lirë, për një periudhë të gjatë kohore. Zotëri Mustafa ka duruar një periudhë të vështirë dhe të gjatë të ndalimit të tij, ai ka vuajtur paraburgimit, nuk ka shkelur asnjë prej urdhrave që janë përcaktuar nga trupi gjykues”, ka thënë avokati mbrojtës.
Mbrojtja e Mustafës ka bërë thirrje për drejtësi dhe ka shtuar se Mustafa duhet të lirohet sa më shpejtë nga paraburgimi.
“Zotëri Mustafa është i paraburgosur që prej shtatorit të vitit 2020, zotëri Mustafa është baba dhe bashkëshort, ndërkohë që mbrojtja kërkon pafajësi për zotëri Mustafa për gjithë akuzat e ngritura ndaj tij, zotëri Mustafa duhet të lirohet sa më shpejte që të jetë e mundur. Dëshiroj të theksoj se mbrojtja dhe i drejtohem këtu ZPS-së, ne asnjëherë nuk kemi implikuar që viktimat të cilat kanë dhënë dëshmi në këtë çështje kanë fabrikuar apo sajuar historitë e tyre, siç ka deklaruar ZPS në deklaratën e vet, ne nuk e kemi bërë këtë në të kaluarën, nuk e bëjmë sot dhe nuk e bëjmë asnjëherë, për rrjedhojë është e gabuar të nxjerrët ky përfundim ose te thuhet një gjë e tillë, vetëm pozita dhe qëndrimi i mbrojtjes është tërësisht i ndryshëm dhe kemi mendime të ndryshme sa i takon vendit të pretenduar të krimit, apo gjërave që kanë ndodhur apo jo dhe nëse zotëri Mustafa ka pasur ndonjë lidhje ose jo me vendin ku mund të qenë qëndruar personat”, ka thënë ai.
Me këtë mbrojtja e ka mbyllur deklaratën përfundimtare të saj ndërsa seanca në Hagë po vazhdon me deklarimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me çështjet që i ka ngritur pala mbrojtëse.
Në seancën e së martës prokuroria ka kërkuar që Salih Mustafa të shpallet fajtor për katër pikat e aktakuzës dhe të marrë një dënim prej 35 vjet burgim.
Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A