LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalonte eksportin e produkteve esenciale agro-ushqimore

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalonte eksportin e produkteve esenciale agro-ushqimore

Klubi i Prodhueseve të Kosovës përshëndet dhe përkrah shfuqizimin e vendimit që ndalon eksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore.

KPK thotë se ky vendim ishte zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh te prodhuesit vendor.

“Për shkak të situatës kur u mor ky vendim, Klubi i Prodhuesve ishte në pajtim me këtë vendim, pasi që u vështirësua zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e KPK-së.


“Ky vendim është zgjatur duke shkaktuar shqetësim shumë të madh te prodhuesit vendor, te cilët kërkonin rishqyrtim dhe analizim të situatës faktike, dhe shmangien e dëmeve të jashtëzakonshme dhe efektet zingjirore që ky vendim pati te ta”, vijon KPK.

Në fund, Klubi thotë se vendimet e tilla duhet të merren në konsultë me interesat e bizneseve.

“Shpresojmë që vendimet e tilla të merren në konsultë me vetë interesat e prodhuesve vendore, por edhe duke e analizuar hollësisht efektet e vendimeve të tilla”, përfundon Klubi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shfuqizojë vendimin që ndalonte përkohësisht për eksport disa nga produktet themelore agro-ushqimore.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 69-të të Qeverisë pati thënë se ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Kalo në kategori