Nga: Bajram Mjeku
Në vitin 1988, më saktë në kohën kur isha student dhe ndiqja kurset e fundit në Fakultetin e Filologjisë, njëri nga redaktorët e të përdyjavshmes për kulturë e letërsi “Fjala”, më pat propozuar që të shkruaja një artikull se si në Kosovë mungonte një libër për kokë banori!
Mbaj mend se në shkrimin tim, pata përfshirë opinione të shkrimtarëve, gazetarëve dhe studiuesve të kohës se pasja e një libri për kokë banori, ishte ëndërr ende e dëshiruar për kohën!
Në tre dekadat e fundit, kemi patur sondazhe më shumë të rrejshme se reale natyrash të ndryshme, në veçanti për “fitoret” dhe “debaklet” e partive politike në vend, por nuk kemi patur sondazhe të kësaj natyre, apo të çfarëdo tjetër për të cilat është nevojë për shtetin më të ri në Ballkanin Perëndimor.
Për ata që nuk e dinë, dua të risjell në kujtesë se dekada e viteve ’80-të të shekullit të kaluar, ishte dekada më iluministe jo vetëm tek studentët e Universitetit të Prishtinës. Çdo vit në Panairin e Librit në Prishtinë, qindra punonjës gjithandej Kosovës, nuk hamendësoheshin të blinin libra edhe përmes kredisë, e cila mundësohej atëbotë. Dyshoj se këta punonjës ishin pasionantë të leximit të librave, por e di saktë se ata blinin shumë libra dhe derisa librat sigurojnë “strehë” në një shtëpi, vjen momenti e lexohen!
Unë ende i besoj “sondazhit” të bindjes sime se mungon një libër për kokë banori dhe ende besoj se leximi i librave është pakësuar edhe më ndjeshëm në Kosovë.
Derisa mungon një libër për kokë banori, atëherë kemi të bëjmë me një shoqëri ndjeshëm të paarsimuar, më saktë me një shoqëri që ka zgjedhur kaosin në vend të normalitetit. Kemi të bëjmë me një shoqëri që nuk ka kritere vlerësimi për asgjë dhe krejt në fund kemi të bëjmë me një shoqëri të zhytur në kaosin e errët dhe pa vizione për të ardhmen e saj.
Institucionet e Kosovës duhet të shqetësohen jo vetëm për këtë fakt, por edhe për shumë çështje tjera. Të fitosh pushtet përmes mbindërtimit të gënjeshtrave dhe situatave irreale është lehtë në mesin e një shoqërie, të cilës ende i mungon një libër për kokë banori, por të ndërtosh dhe të udhëheqësh shtetin përmes ideve, projekteve dhe vlerave pavarësisht në cilin segment, është vlerë dhe fisnikëri.
Këtij shteti dhe këtij populli i mungon fisnikëria si asnjëherë më parë, pasi vuan nga superioriteti i injorantëve e mujsharëve, të cilët moti janë ngjitur në piramidën e tij dhe e kanë ngulfatur në zverk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
FUNDI I DITËS
Isa Boletini, sulltan Abdul Hamidit (1903): Nuk duam ta kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave
Ndoc Gjetja, hera e fundit në bibliotekën publike
Një gradë më shumë ose më pak – kështu bëhej dallimi mes jetës dhe vdekjes në BRSS!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles